LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë demonstratat për vrasjen e burrit me ngjyrë në SHBA, qëllohen me armë dy policë – njëri ndërron jetë

Vazhdojnë demonstratat për vrasjen e burrit me ngjyrë në SHBA, qëllohen me armë dy policë – njëri ndërron jetë

Gjatë demonstratave që u zhvilluan mbrëmë në Oakland të Kalifornisë, në drejtim të dy oficerëve të Shërbimit Federal Mbrojtës u qëllua me armë – njëri e pësoi me jetë – pasi protestat e dhunshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara u intensifikuan, pas vrasjes së burrit me ngjyrë, George Floyd.

Të paktën 7,500 demonstrues dolën mbrëmë në rrugë në Oakland, duke u përleshur me policinë dhe duke shkaktuar sulme me zjarrvënie dhe vandalizëm në të gjithë qytetin, transmeton Telegrafi.


Si pjesë e këtyre përleshjeve, u qëllua me armë në drejtim të dy oficerëve të Shërbimin Federal Mbrojtës – një pjesë e një ekipi të krijuar për të mbrojtur objektet qeveritare.

Dronin me të cilin ekzekutonte terroristë në Lindjen e Mesme, Shtetet e Bashkuara po e shfrytëzojnë për të regjistruar protestuesit në Minneapolis
Lexo po ashtu Dronin me të cilin ekzekutonte terroristë në Lindjen e Mesme, Shtetet e Bashkuara po e shfrytëzojnë për të regjistruar protestuesit në Minneapolis

“Dy oficerë të Shërbimeve Mbrojtëse Federale të stacionuar në Ndërtesën Federale të qytetit Oakland, pësuan plagë me armë zjarri. Fatkeqësisht, njëri prej tyre, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve”, thuhet në raportin policor, duke shtuar se njësitet policore janë duke e hetuar rastin.

Shërbimi Federal Mbrojtës, i cili është nën Departamentin e Sigurisë së Brendshme, ofron shërbime të sigurisë dhe zbatimit të ligjit në objektet e qeverisë amerikane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rritet numri i viktimave pas shpërthimit të fuqishëm në Iran

Rritet numri i viktimave pas shpërthimit të fuqishëm në Iran

Azia
The Guradian: Djali i zëvendësdrejtoreshës së CIA-s humbi jetën në Ukrainë duke luftuar për Rusinë

The Guradian: Djali i zëvendësdrejtoreshës së CIA-s humbi jetën në Ukrainë duke luftuar për Rusinë

Evropa
Publikohen imazhet e varrit të Papa Françeskut - shoqërohet vetëm me një trëndafil të bardhë

Publikohen imazhet e varrit të Papa Françeskut - shoqërohet vetëm me një trëndafil të bardhë

Evropa
Mbi 67 mijë pakistanezë mund të humbasin Haxhin - qeveria ka bërë pagesat në llogari të gabuar

Mbi 67 mijë pakistanezë mund të humbasin Haxhin - qeveria ka bërë pagesat në llogari të gabuar

Azia
Kina anekson një ishull pranë bazës ushtarake të Filipineve

Kina anekson një ishull pranë bazës ushtarake të Filipineve

Azia

"Në varrimin e Papës së Paqes", kryeministrja italiane komenton takimin Trump-Zelensky

Evropa
Kalo në kategori