LAJMI I FUNDIT:

Demolli: Të gatshëm për transformim të FSK-së, por me ndryshime kushtetuese

Demolli: Të gatshëm për transformim të FSK-së, por me ndryshime kushtetuese

Transformimi i FSK-së në Forcë të Armatosur është ndër temat më të diskutueshmet muajve të fundit, qëkur presidenti Hashim Thaçi kishte iniciuar procesin e transformimit të FSK-së përmes ndryshimeve ligjore dhe jo atyre kushtetuese.

Megjithatë, përkrahje për këtë iniciativë Thaçi kishte pasur vetëm nga shumica e partive parlamentare shqiptare, por jo edhe nga partnerët strategjikë të Kosovës, si SHBA-të dhe NATO.


Haki Demolli, ministër i FSK-së, në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se MKSF-ja veçse i ka përfunduar të gjitha procedurat dhe është e gatshme të fillojë transformimin, por se ky transformim, sipas tij, duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Sa i përket sigurimit të votave nga serbët, të cilat nevojiten për transformimin e FSK-së përmes ndryshimeve kushtetuese, Demolli thotë se “është përmbushur kriteri i përfshirjes së komuniteteve pakicë prej 10 për qind në FSK, si dhe është duke u hartuar Strategjia për Integrimin e Komuniteteve Pakicë, prandaj nuk kanë se përse mos ta votojnë”.

Gjithashtu, ai ka cekur se çdo vendim që merret do të jetë në koordinim të plotë me NATO-n, SHBA-të dhe aleatët tjerë ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori