LAJMI I FUNDIT:

Demolli: Në Kosovë ka martesa të kushtëzuara e incest, por problemet nuk adresohen se janë tema tabu

Demolli: Në Kosovë ka martesa të kushtëzuara e incest, por problemet nuk adresohen se janë tema tabu

Drejtoresha Ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli ka thënë se vrasësin e 18-vjeçares në Ferizaj e ka njohur i gjithë qyteti.

Demolli në “Debat Plus” thotë se si është e mundur që të lihet ashtu viktima në spital dhe vrasësit të arratisen.


“Vrasësi ishte i njohur për gjithë qytetin e Ferizajt. Atë e njihnin e gjithë shoqëria. Reagimi ishte i madh nga qytetarët. Por institucionet dështuan”, deklaroi ajo, përcjell Telegrafi.

Ajo thotë se edhe me këtë rast u dëshmua se gratë kanë frikë të raportojnë dhunën intime.

Demolli thotë se është bërë një hulumtim së fundmi dhe sipas saj 30% e burrave pajtohen se është në natyrën e burrave kosovarë se ata sa herë të dëshirojnë mund të rrahin gratë e tyre dhe të mos dënohen.

“Në një farë mënyrë i gjithë shtetit i Kosovës arsyeton dhunën në familje”.

Drejtoresha Ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore thotë se në Kosovë ka martesa të hershme ku përgjegjëse është edhe familja.

“Megjithatë ka edhe martesa të kushtëzuara. Ka edhe incest në Kosovë, por këto probleme nuk adresohen. Janë ende tema tabu. Familja e mbyll problemin në mënyrën më të tmerrshme për vajzat”.

Demolli ka kërkuar që të vendoset burgimi i përjetshëm për të gjithë ata që privojnë nga jeta gratë dhe vajzat./Telegrafi/