LAJMI I FUNDIT:

Demolli: Dhunimet seksuale ndodhin tek vajzat e moshës 13 deri 16 vjeç, dhunuesi nuk raportohet

Demolli: Dhunimet seksuale ndodhin tek vajzat e moshës 13 deri 16 vjeç, dhunuesi nuk raportohet
Luljeta Demolli, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore

Luljeta Demolli, sociologe si dhe drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore në një intervistë për Telegrafin ka folur për dhunimet seksuale në Kosovë.

Demolli tha se dhunimet seksuale apo sulmet seksuale janë duke ndodhur kryesisht tek vajzat e reja, në vend.


Sipas saj, rastet e dhunimeve seksuale nuk raportohen nga vajzat e reja, siç tha ajo nga frika se përjashtohen nga familjet e tyre.

“Dhunimet seksuale apo sulmet seksuale janë duke ndodhur kryesisht tek vajzat e reja në Kosovë dhe është një numër në rritje. Kemi një problematik në këtë çështje, për shkak të stigmës dhe problemeve të shumta që i kemi ne në Kosovë,  me mendësi. Është vështirë e dëshmueshme dhe dhunuesi, realisht ky lloj dhunuesi nuk shkon fare në burg, ndodh që e dhunon një vajzë të re dhe ik, dhe vajza nga frika se e humb shtëpinë, nga frika se përjashtohet. Vajzave ju lihet shumë faj pse ka ndodhur sulmi seksual, dhe vajzat hezitojnë ta raportojnë”, tha ajo.

Demolli theksoi se vajzat po ashtu rastet e dhunimeve nuk i raportojnë menjëherë tek mjeku ligjorë, dhe kjo është arsyeja që dhunuesi nuk identifikohet.

“Vajzat e dhunuara seksualisht nuk shkojnë në mjekësinë ligjore për ta dërguar ADN-në dhe për t’i dërguar dëshmitë. Shkojnë ndoshta por kur është tepër vonë. Ndodh që ai lloj dhunuesi, e përsërit dhunën në disa vajza dhe shëtitet i lirë në qytetet e Kosovës. Këto lloj dhunime, dhunimet seksuale ndodhin ditën, ndodhin në parkingje, në shkolla, në punë, në rrugë…Ndodhin kidnapime, vendosen në hotele të ndryshme dhe janë tepër të vështira, janë një rëndesë por dhe tabu. Nuk flasim lirë për dhunimet seksuale”, tha tutje Demolli.

Ajo u tregoi se dhunimet seksuale ndodhin tek vajzat e reja kryesisht të moshës 13 deri 16 vjeç.

Demolli tutje tha se as njerëzit nuk duan të flasin për këtë çështje.

“Nuk flitet në media, nuk flitet në opinion. Kjo ndodh në Kosovë. Nuk mund të them që është në rritje për shkak se është vështirë e hulumtueshme se nuk e dimë a po raportohet më shumë.  Nuk kemi as hulumtime të mira këtë drejtim. Një mesazh që dua ta jap është i mjekësisë ligjore për vajzat e reja që ta dëshmojnë me kohë. Nëse tek ato ndodh dhunimi, le të lajmërohen, mjeku, agjenti duhet ta lajmëroj polici. Gjenden mënyra, ruhet anonimiteti, dhunuesi shkon në burg. Pastaj punohet me pasoja, se pasojat janë tepër të mëdha psiqike. Ndodh që menjëherë të largohet nga shkolla t’i humb besimi vajzës dhe të shkoj poshtë e më poshtë, në kuptimin e zhgënjimit të jetës, mund të ndodh deri tek vetëvrasja. Prandaj një mesazh për vajzat e reja që ta lajmërojnë me kohë, ka mënyra që t’i ruhet anonimiteti dhe shteti i Kosovës i siguron për këtë”.

E pyetur se a duhet një fushatë vetëdijësuese edhe për prindërit që t’i përkrahin vajzat e tyre në rast se ju ndodh një ngjarje e tillë, ajo tha: “Po ka raste që kemi dëgjuar nga mjeku ligjorë, që prindërit janë ata që i fshehin më shumë këto raste. Ka pas raste që prindërit janë brengosur a është vajza e tyre e virgjër, se sa ajo që i ka ndodhur vajzës së tyre. Prindërit janë ata që duhet të kenë mirëkuptim për të mirën e vajzës së tyre. Ka mënyra se si duhet të ndëshkohet dhunuesi. Dëmshpërblimet janë të mundshme në Kosovë, nëse ndodh një vajzë e tillë mund të dëmshpërblehet”.

Ndryshe, sipas statistikave të Policisë së Kosovës nga muaji janar deri në muajin gusht të këtij viti janë raportuar 39 raste të dhunimit seksual dhe 38 raste të sulmit seksual, në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori