LAJMI I FUNDIT:

Demokracia perëndimore është më e dobët në këtë Luftë të Re të Ftohtë sesa që ishte në të parën

Demokracia perëndimore është më e dobët në këtë Luftë të Re të Ftohtë sesa që ishte në të parën
Kukullat ruse matrioshka, me Xi Jinpingun dhe Vladimir Putinin, në një dyqan suveniresh në Moskë (foto: Dmitry Serebryakov/AP)

Nga: Rafael Behr / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Edhe një herë bota është e ndarë në sferat konkurruese, mes fuqisë lindore dhe perëndimore, por a është kjo një Luftë e Re e Ftohtë apo një mbetje e ringjallur nga ajo e fundit? Përgjigja është: paksa nga të dy këto. Për Vladimir Putinin, nuk ka mbaruar kurrë rivaliteti i superfuqive të shekullit XX, megjithëse në aspektin ekonomik dhe ushtarak ishte një fitues i qartë – dhe ai nuk ishte Bashkimi Sovjetik. Presidenti i Rusisë është i vendosur ta kthejë mbrapshtë atë poshtërim, të paktën në imagjinatën kombëtare. Në fushat të tjera, trajektorja është në rënie të mëtejshme.

Rusia ende mund të shkaktojë ngatërresa globale, siç është vetë ajo. Nuk mund të injorohet një shtet mashtrues i armatosur me armë bërthamore dhe me oreks për zgjerim territorial. Por, barazia me ShBA-në është kujtesë e largët për Kremlinin. Për Kinën është destinacion në horizontin e afërt.

Ky ndryshim është konteksti thelbësor për vizitën e kësaj jave të Xi Jinpingut në Moskë. Propaganda e Kremlinit e përshkruan takimin si konsolidim të partneritetit. Është veçse një trillim për egon e mavijosur ruse. Presidenti kinez nuk është miku i Putinit, ai është patroni që merr nderime nga klienti.

Pushtimi i Ukrainës ishte gabim epik. Para kësaj, Putini kishte opsione. Ai kishte pozicione mbrojtëse ndaj Perëndimit: ndikimin e blerë me gaz. Tashti është kriminel i paditur lufte që e drejton një pikë karburanti të çmuar prej vendeve që nuk lodhen për sanksionet perëndimore, me punën e dytë duke marrë mercenarë me qira për kryekomandantët e luftës.

Është mënyrë jetese. Putini nuk është aq i izoluar aq sa ShBA-ja dhe BE-ja mendojnë se duhet të jetë. Ritregimi i shtrembëruar i luftës së Ukrainës nga Moska, si produkt i agresionit të NATO-s, ka ndikuar në perceptimet e Jugut Global, veçanërisht në vendet ku arroganca ushtarake perëndimore është  shqetësim i njohur. Për të tjerët, e gjithë kjo është një grindje evropiane pa ndonjë sinjal të qartë moral për ta mbështetur njërën anë.

Kjo e krijon një grup të klientëve për tregtinë ruse, por jo aleanca të qëndrueshme, dhe akoma më pak një model koherent të zhvillimit ekonomik dhe politik për ta rivalizuar demokracinë liberale.

Edhe në matufosjen e stagnimit ideologjik, Bashkimi Sovjetik pretendonte se përfaqësonte diçka më të lartë se interesat e një vendi. Komunizmi paraqiste një besim global. Putinizmi nuk ka pretendime të tilla. Është hibrid banal i kleptokracisë dhe i nacionalizmit gjakatar. Kjo nuk do të thotë se i mungojnë adhuruesit jashtë shtetit. Shqetësimi i presidentit rus për identitetin gjinor si toksinë e turpshme që dobëson Perëndimin, po merr mbështetje të hapur nga e djathta ekstreme në ShBA dhe në Evropë. Kremlini e përforcon ndikimin e vet duke futur dezinformata në debatet digjitale perëndimore dhe me paratë e pista nëpër fushatat zgjedhore.

Kjo e bën Putinin një mbret të karremit për njerëzit që ndihen të hidhëruar nga mbizotërimi i liberalizmit social në vendet e veta. Por, nuk ka asgjë në Rusi që mund të përshkruhet si ndonjë model për qeverisje. Plaçkitja e burimeve natyrore, mbytja e disidencës dhe koka e turkut e minoriteteve e kanë bërë vendin më të dobët dhe më të varfër.

Edhe këtu ndryshimi me Kinën është i rëndësishëm. Partia Komuniste Kineze e ka shoqëruar diktaturën me dinamizmin industrial, në mënyrat që u konsideruan të pamundura nga demokracitë triumfuese në fund të Luftës së Ftohtë. Teoria ishte se kalimi nga ekonomia marksiste do të kërkojë fundin e kontrollit të monopolit shtetëror. Kjo do ta fuqizonte klasën e mesme të pasur private, e cila më pas do të kërkonte të drejtat e pronës, sundimin e ligjit dhe lirinë politike. Demokracia dhe kapitalizmi ishin pako e pandashme.

Gjithashtu, interneti pa kufij do ta bënte teknikisht të pamundur kontrollin shtetëror të biznesit individual, që nga kreu e teposhtë. E gjithë kjo ishte një flluskë e vetëkënaqësisë. Brezi pas masakrës së Sheshit Tiananmen, nuk mund të lexojë për këtë te shfletuesit kinezë të internetit. Ndërkohë, konsumatorët perëndimorë çmenden për TikTok-ut me seli në Pekin.

Ndoshta llogaritë janë shtyrë për më vonë. Një shpërthim i papritur i protestave kundër bllokimit, në fund të vitit të kaluar, tregoi se sa pak dimë realisht për tensionet nën fasadën e kontrollit të Partisë Komuniste. Shpërtheu flluska e pasurive të paluajtshme, duke shkaktuar tkurrje të papritur ekonomike, gjë që hodhi poshtë mitin kryesor në doktrinën e Jinpingut – se autokratët janë menaxherët më të mirë ekonomikë.

Argumenti është se liderët e demokracive u ndihmojnë votuesve tekanjozë, duke kërkuar kënaqësi të menjëhershme, derisa sundimtari i palëvizshëm planifikon një afat më të gjatë strategjik.

Nuk funksionon kurrë në atë mënyrë. Heshtja e mospajtimit i privon diktatorët nga të dhënat që duhet t’i dinë kur gjykimet e tyre janë të gabuara. Të varurit kanë frikë të tregojnë të metat në atë plan. Gabimet komplikohen dhe mbulohen. Pakënaqësia e brendshme, që nuk mund të shtypet, devijohet duke e ndezur një zjarr patriotik kundër të huajve, duke e vendosur vendin në rrugën e luftës. Despotët janë të parashikueshëm në këtë mënyrë.

Por, ka një të vërtetë të shëmtuar në diagnozën e paqëndrueshmërisë në politikën elektorale. Askush që e shikon Britaninë nga jashtë, nuk mendon se në vitet e fundit problemi ka qenë nga teprica e mençurisë strategjike në qeveri.

Ky nuk është argument kundër demokracisë, por kujtesë e ndryshimit midis demokratëve dhe populistëve. Këta të fundit e shfrytëzojnë padurimin. Ata ofrojnë zgjidhje të thjeshta për problemet komplekse. Kushdo që e vë në dyshim metodën, denoncohet si agjent i rënies që mbështet një status quo të kalbur, ose një tradhtar që synon të pengojë rilindjen kombëtare. Tingëllon e njohur kjo?

Është një rreth vicioz: populisti fiton mandat për të bërë të pamundurën dhe në mënyrë të parashikueshme dështon duke e komplikuar perceptimin publik se politika demokratike nuk mund të sjellë ndryshimin rrënjësor që njerëzit e dëshirojnë, gjë që është recetë për më shumë populizëm.

Kërcënimi është edhe më i mprehtë kur dështon gjithashtu modeli ekonomik që ka mbështetur demokracinë. Pagat britanike kanë qenë të ndenjura ose në rënie, në termat realë, që nga viti 2008. Është thyer premtimi i shekullit XX se fëmijët do të rriten për të shijuar standarde më të larta jetese sesa prindërit e tyre. Demokracia liberale ofron përparim shoqëror përmes meritës dhe punës së palodhur. Tani, të vetmit transportues të besueshëm janë trashëgimia dhe fati.

Kjo është një shkelje e kontratës së nënkuptuar për kutinë e votimit. Leja për të qeverisur jepet me zgjedhje, por besimi në zgjedhje gërryhet nëse votimi gjatë disa cikleve nuk i bën gjërat më mirë.

Ky nuk është problem për Putinin apo Jinpingun. Diktatorët kanë metodat e veta për t’u marrë me zhgënjimin popullor. Por, për demokratët, gjendja kokëfortë ekonomike është ekzistencialisht më kërcënuese se çdo shembull i vendosur në Moskë apo në Pekin. Nuk ka asnjë model dukshëm më të mirë atje, por qëndrueshmëria e shoqërive perëndimore ka nevojë për më shumë sesa thjesht një pritje të vetëkënaqur që të gjithë rivalët herët a vonë të shpërthejnë.

Në këtë epokë të re që sipërfaqësisht duket si një Luftë e Dytë e Ftohtë, kërcënimi nuk vjen nga ndonjë bllok tjetër pushteti. Qëndron në dështimin tonë për t’u përballur me problemet komplekse dhe me zmbrapsjen populiste drejt thjeshtësisë, mendjelehtësisë dhe mohimit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Kalo në kategori