LAJMI I FUNDIT:

Demiri: Njohja nga Izraeli thyen të gjitha tabutë e ngritura nga ata që nuk e njohin Kosovën

Demiri: Njohja nga Izraeli thyen të gjitha tabutë e ngritura nga ata që nuk e njohin Kosovën

Përfaqësues të komunitetit hebraik në Shtetet e Bashkuara, thanë të mërkurën se Kosova bëri historinë duke u bërë vendi i parë evropian që hapi ambasadën në Jerusalem.

Këto komente ishin pjesë e një debati të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Izraelito-Amerikane në Çikago, i mbështetur nga nga komuniteti Hebre i Cikagos dhe organizata shqiptaro-amerikane, lidhur me njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve.


Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem më 14 mars, pasi që më 1 shkurt të dyja vendet vendosën marrëdhënie diplomatike.

Me 4 shtator të vitit 2020, në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të një dakordimi për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në praninë e ish presidentit amerikan Donald Trump, u përfshi edhe pajtimi i Izraelit për njohjen e Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Në hapje të debatit të së mërkurës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se popujt e të dyja vendeve kanë lidhje historike, “dhe ne shpresojmë t’i forcojmë, veçanërisht përmes bashkëpunimit ekonomik”.

E ngarkuara me punë në ambasadën e Kosovës, Ines Demiri, tha se hebrenjtë e Kosovës i takojnë komunitetit sefardik dhe ishin vendosur në Kosovë pas largimit nga Portugalia dhe Spanja, në periudhën e inkuizicionit.

Duke folur për historinë e marrëdhënieve ndërmjet dy popujve ajo tha se numri i hebrenjve ishte rritur gjatë Luftës së Dytë Botërore deri në kapitullimin e Italisë. Më pas 258 hebrenj ishin deportuar nga forcat gjermane më pas dhe 92 kishin humbur jetën në kampet e përqendrimit. Një pjesë e tyre u largua nga Kosova pas krijimit të Izraelit më 1948, tha ajo për VOA.

“Njohja nga Izraeli është shume e rëndësishme për Kosovën dhe thyen të gjitha tabutë e ngritura nga ata që nuk e njohin Kosovën. Kjo njohje ndihmon pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe integrimin e saj në organizata ndërkombëtare. Njohja nga Izraeli është një nga arritjet më të mëdha duke falënderuar aleatin e përjetshëm, (Shtetet e Bashkuara), por edhe përkushtimin e udhëheqësve të Kosovës për të përmbushur detyrimin (për hapjen e ambasadës në Jerusalem) që u arrit në marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në Uashington”.

Bashkimi Evropian e vlerësoi për keqardhje vendimin e Kosovës për të hapur ambasadën në Jerusalem. Kosova u bë vendi i tretë që hap misionin e saj diplomatik në atë qytet, duke nxitur reagimin e autoritetit palestinez, disa vendeve të Ligës Arabe dhe të Turqisë e cila u bëri thirrje udhëheqësve të Kosovës “të heqin dorë nga ky hap, siç u tha, i papërgjegjshëm”.

Demiri tha se Kosova dhe Turqia kanë marrëdhënie të mira dhe do të mbeten miq, por pa diskutuar më tej rreth reagimeve.

Kosova shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008 e cila është njohur nga mbi 100 vende të botës, ndërsa kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori