LAJMI I FUNDIT:

Demi-Murtezi thotë se nuk është më pjesë e strukturave udhëheqëse të Partisë së Drejtësisë

Demi-Murtezi thotë se nuk është më pjesë e strukturave udhëheqëse të Partisë së Drejtësisë

Deputetja e deritanishme nga radhët e Partisë së Drejtësisë, Labinotë Demi-Murtezi ka bërë të ditur se që nga mbrëmë nuk është më pjesë e strukturave udhëheqëse të Partisë së Drejtësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Demi-Murtezi ka thënë se një vendim të tillë e ka marrë si pasojë e zhvillimeve të shumta në kundërshtim me statusin e partisë.


“Mospajtueshmëria në shumë pika të organizimit të brendshëm deri në situata të papërballueshme të një komunikimi të ulët, ishin të patejkalueshme për mua me ç’rast edhe u detyrova të distancohem nga ajo mënyrë e menaxhimit të partisë”, ka shkruar ndër tjerash Demi-Murtezi.

Ja postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Drejtësisë

Më lejoni t’ju njoftoj se nga mbrëmë unë më nuk jam pjesë e strukturave udhëheqëse të Partisë së Drejtësisë.

Zhvillimet e shumta në kundërshtim me statutin e partisë, mospajtueshmëria në shumë pika të organizimit të brendshëm deri në situata të papërballueshme të një komunikimi të ulët, ishin të patejkalueshme për mua me ç’rast edhe u detyrova të distancohem nga ajo mënyrë e menaxhimit të partisë.

Programi i partisë me të cilën kam punuar plot gjashtë vite, është artikulim i vlerave tona të përditshme, vlera të popullit me traditë të lartë kombëtare e fetare.

Ato vlera mbesin sublime për t’i kultivuar, dhe kësisoj do të vazhdoj të jap kontributin tim edhe politik, me shpresë se një ditë Partia e Drejtësisë do të frymojë e lirë në kuptimin e plotë të fjalës mbi bazën statutore që ka, me mundësi të një hapësire edhe më të madhe për demokraci brendapartiake.

Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë, për të gjitha këshillat dhe kritikat e vazhdueshme që për mua kanë qenë gjithmonë shumë domethënëse.

Vazhdoni të punoni aty ku i shihni vlerat reale dhe përkushtimin e madh, ngase shoqëria jonë ka shumë nevojë për kristalizimin dhe reflektimin publik të vlerave të saj, në dobi të organizimit më të mirë të jetës shoqërore e politike.

Me respekt,

Labinotë Demi-Murtezi.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori