Demi Moore dhe Mikey Madison dukeshin sikur shmangnin njëra-tjetrën në festën e ‘Vanity Fair Oscars’, pas ‘përplasjes’ së tyre në kategorinë e Aktores më të Mirë.

Mikey, 25 vjeçe, triumfoi mbi Demin, duke fituar çmimin për rolin e saj në “Anora”, pavarësisht se Moore ishte favoritja kryesore me “The Substance”.


Kamerat kapën zhgënjimin e dukshëm të Demit gjatë ceremonisë, ndërsa ajo duartrokiste me mirësjellje për fitoren e Madison, shkruan DailyMail.

95773477 14454855 Demi Moore pictured and Mikey Madison appeared to avoid each oth m 20 1740998132729

Megjithatë, aktorja 62-vjeçare mbërriti me buzëqeshje në festën pas çmimeve, por nuk u fotografua pranë fitueses së re.

Në një moment tjetër të sikletshëm, Moore rrezikoi një “përplasje mode” me Sydney Sweeney, e cila kishte zgjedhur një fustan tepër të ngjashëm me të.

95775739 14454855 Mikey 25 pictured triumphed over Demi 62 Fernanda Torres Karla S a 21 1740998136353

Ndërkohë, Mikey festoi me ekipin e “Anora”, duke mbajtur me krenari statujën e saj të parë Oscar.

Pavarësisht mbrëmjes së tensionuar, të dyja aktoret u shfaqën elegante, duke lënë pas një nga momentet më të diskutueshme të ‘Oscars 2025’. /Telegrafi/

95776483 14454855 image a 24 1740998536950

95766253 14454855 Demi was left crushed as Mikey Madison beat her to the coveted B a 25 1740998659744

95773007 14454855 image a 26 1740998887661