LAJMI I FUNDIT:

Demi Moore dhe tre vajzat e saj pozojnë me rroba banja të njëjta

Demi Moore dhe tre vajzat e saj pozojnë me rroba banja të njëjta

Në një fushatë të lëshuar së fundmi nga Andie Swim, Demi Moore pozoi me rroba banje së bashku me tre vajzat e saj, Rumer, Scout dhe Tallulah Willis.

Aktorja 58-vjeçare, e cila ka qenë një investitore në markën e rrobave të banjës që nga viti 2017, i  tha WWD  se “ndihej si një kohë e përsosur për t’u bashkuar me markën për të mirëpritur një verë të lirisë dhe bashkimit”.


Ajo bashkëpunoi me kompaninë e re në xhirime, duke vendosur ta bënte atë një lidhje familjare dhe të fluturonte drejt East Hampton me vajzat e saj.

Në një foto për fushatën, me titull të përshtatshëm “Së bashku”, Rumer, 32, Scout, 29 dhe Tallulah, 27, kombinohen me nënën e tyre në ngjyra të ndryshme të një lloji të njëjtë bikinish.

View this post on Instagram

A post shared by Demi Moore (@demimoore)


“Ishte e rëndësishme për mua të përfshija vajzat e mia në këtë fushatë”, tha ajo, duke shtuar, “Unë shpresoj që të tjerët të kapin mundësi në jetën e tyre për të krijuar lidhje kuptimplota dhe për të festuar çdo moment me njerëzit që duan”.

View this post on Instagram

A post shared by Andie (@andieswim)


Por, ato i ndërruan gjërat për një fotografi të dytë në grup, duke përdorur stile të ndryshme në të njëjtën ngjyrë – të kuqe të ndritshme dhe një tjetër në ngjyrë të zezë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Demi Moore (@demimoore)