Demi Lovato tërheq vëmendjen me pamjen e re – fansat dyshojnë për Ozempic

Demi Lovato ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale pas një serie fotografish ku tregon fizikun e tonifikuar, duke shtuar spekulimet rreth përdorimit të Ozempic, ilaçit të njohur për humbje peshe.
Këngëtarja 32-vjeçare ndau një përmbledhje fotografish nga jeta e saj së fundmi, ku shihej me veshje që theksonin trupin e saj të hollë — përfshirë një selfie para pasqyrës me bluzë të ngritur dhe pantallona të shkurta.
Ajo u shfaq gjithashtu me fustane të ngushta, një xhaketë lëkure dhe pizhame mëndafshi në një pozë të qetë në shtrat, shkruan DailyMail.
Në postim u shfaq edhe partneri i saj Jutes, në një moment të ëmbël ku ai e puthte në ballë.
Megjithëse shumica e ndjekësve e komplimentuan pamjen e saj, disa komentuan për ndryshimet në trupin e saj, duke aluduar se ajo mund të ketë përdorur Ozempic.
Lovato ka folur hapur më parë për betejat e saj me çështjet e trupit dhe pranon se ka kaluar periudha të vështira me imazhin trupor, përfshirë edhe buliminë.
Në vitin 2021, ajo kishte deklaruar se kishte “humbur peshë pa qëllim”. /Telegrafi/






























































