LAJMI I FUNDIT:

Demhasaj: Trepça dhe Ujmani do të jenë temë kryesore e bisedimeve në SHBA

Demhasaj: Trepça dhe Ujmani do të jenë temë kryesore e bisedimeve në SHBA

Drejtori ekzekutiv i organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj thotë se dy çështje kryesore do të jenë temë qendrore e bisedimeve në Uashington.

Demhasaj në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit ka thënë se nuk ka logjikë që të pritet se SHBA do të pranojë diçka më pak se njohja e Kosovës nga Serbia.


“SHBA e ka ndërtuar projektin e Kosovës së pavarur. Tendenca kryesore e SHBA-së do të jetë njohja e ndërsjellë mes vendeve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Drejtori ekzekutiv i organizatës “Çohu” thotë se tendenca e Uashingtonit në fillim do të jetë zgjidhja e problemit të disa çështjeve ekonomike që lidhen ne Trepçën dhe Ujmanin.

“Unë mendoj se në këto takime temë qendrore do të jenë Trepça dhe Ujmani. Unë besoj se nëse gjendet ndonjë zgjidhje që është në favorin tonë, pasi ashtu ato janë tonat, atëherë zgjidhja politike do të jetë shumë më e lehtë”.

Demhasaj thotë se edhe nga analistët në SHBA është përmendur se Trepça e Ujmani do të jenë tema kryesore.

“Dihet se Serbia ka pretendime të mëdha për Ujmanin dhe Trepçën. Por nëse Kosova mbetet pa këto dyja do të ketë probleme të mëdha ekonomike pasi dihet se çfarë vendi i thatë jemi pa Ujmanin”.

Drejtori ekzekutiv i organizatës “Çohu” thotë se pas marrëveshjes mes Izraelit dhe EBA-s, Trump do të tentojë të gjej një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë në mënyrë që ta përdorë si sukses në politikën e jashtme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori