LAJMI I FUNDIT:

Demhasaj: Publikimi i “dosjeve” të Speciales rrezikon Kosovën

Demhasaj: Publikimi i “dosjeve” të Speciales rrezikon Kosovën

Drejtori i organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj thotë se Kosova po rrezikon të futet në lojë të rrezikshme nëse dalin dosje të Speciales.

Demhasaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se dosjet e supozuara po tentojnë të pengojnë punën e Gjykatës Speciale.


“Kjo është një lloj seriali me episode. Krejt kjo ka të bëjë me pengimin e funksionalizimit të Gjykatës Speciale”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se kushdo që publikon dosje të tilla shkakton precedent penal.

Demhasaj thotë se nuk ka dyshime që Prokuroria e Serbisë e ka furnizuar Specialen me dosje.

“Ka qenë e pamundur që një gjykatë e re të mbledh dosje për krime të supozuara që janë kryer para 20 viteve”.

Drejtori i organizatës “Çohu” thotë se Kosova nuk guxon të bie në grackë duke publikuar dosje të tilla.

“Ne po rrezikojmë të biem në grackë. Dikush në Kosovë mund të ketë interes të publikohen këto dosje pasi mund të jetë i akuzuar. Ne si vend nuk duhet të rrezikojmë e të bëjmë seriale të tilla e të publikojmë dosje të tilla. Ne kemi votuar vet një ligj të tillë në Kuvend. Me këto veprime ne do ta rrëzojmë imazhin e UÇK-së përtokë”, deklaroi Arton Demhasaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori