Arton Demhasaj nga Organizata “Çohu” thotë në “Debat Plus” se BE tashmë ka shkuar me ofertën e re për presidentin e Serbisë.
“Kompromisi i ofruar nga BE-ja është që serbët të cilët vijnë nga Serbia të vendosin targat siç kërkon Kosova, derisa serbët që jetojnë në Kosovë të vazhdojnë t’i përdorin tabelat ekzistuese që i kanë. Pra qytetarët serb që jetojnë në Kosovë mund të mbajnë targat KS, derisa ata që vijnë nga Serbia të vendosin RKS”, tha ai duke ju referuar raportimeve të mediave serbe.
Demhasaj thotë se tashmë po vërehet që presioni i Brukselit është orientuar drejt Serbisë.
Analisti thotë se megjithatë Kurti ka gabuar që në fillim është futur në dialog, e më pas ka marrë vendimin për reciprocitet.
“Problemi është se tashmë neve mund të na akuzojnë se po prishim dialogun. Pra ky vendim do të ishte dashur të merret para se të futeshim në dialog”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ndërsa analisti tjetër Ylli Hoxha ka thënë se kriza e krijuar pas reciprocitetit mund të zgjasë për një kohë më të gjatë, derisa sipas tij s’ka interesim nga bashkësia ndërkombëtare për të ndërhyrë.
“Kriza do të vazhdojë pasi BE-ja nuk është e gatshme t’i ofrojë integrim të shpejtë Serbisë, ndërsa SHBA nuk do të bëjë presion te Kosova derisa Serbia nuk kthehet nga NATO por vazhdon lidhjet me Rusinë”, tha Hoxha./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën