LAJMI I FUNDIT:

Dëmet miliardëshe nga taksat e SHBA-ve për mallrat e Kinës

Dëmet miliardëshe nga taksat e SHBA-ve për mallrat e Kinës

Kina deklaroi se nuk ka alternativë tjetër përveç se të kundërpërgjigjet ndaj tarifave të reja të SHBA, gjë që rrezikon një veprim akoma më të ashpër nga Presidenti Donadl Trump.

Trump vendosi tarifa në 10% ndaj 200 miliardë dollarë mallrave të importit nga Kina dhe kërcënoi 267 miliardë dollarë mallra të tjerë, nëse Kina kundërpërgjigjet ndaj veprimit të fundit.

“Për të mbrojtur të drejtat ligjore dhe rendin e tregtisë së lirë ndërkombëtare, Kina nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të kundërpërgjigjet”, deklaroi Ministria e Tregtisë.

Trump kishte paralajmëruar ditën e Hënë se nëse Kina merr masa kundër fermerëve apo industrive amerikane, do të ndiqet menjëherë faza e tretë, që përkthehet në tarifa ndaj 267 miliardë dollarë mallra të tjerë kinezë.

Tarifat e reja nuk përfshin orën smart të Apple, Fitbit dhe produkte të tjera të konsumit. Por, nëse administrata vendos tarifat shtesë që ka premtuar në kundërpërgjigje, këto do të përfshinin të gjithë pjesën e mbetur të importeve nga Kina dhe produkte si iPhone do të tarifoheshin për t’u rikthyer në vendin e origjinës.

Muajin e kaluar Kina prezantoi tarifa ndaj një liste të produkteve amerikane prej 60 miliardë dollarë, që varionte nga gazi natyror i lëngshëm e deri te disa lloje të avionëve, nëse Washingtoni vendos tarifat në 200 miliardë dollarë.

Kina po rimendon planet për të dërguar një delegacion në Washington pas ndodhive të fundit. Deri më tani, Amerika kishte vendosur tarifa në 50 miliardë dollarë mallra kinezë, për t’i bërë presion vendit që të ndryshojë praktikat tregtare, vjedhjen e teknologjisë dhe politikat subvencionuese në industri. /Telegrafi/