LAJMI I FUNDIT:

Demë Shehu: Tragjedia e 9 majit ka arkitekt, dhe e gjithë kjo është bërë për para

Demë Shehu: Tragjedia e 9 majit ka arkitekt, dhe e gjithë kjo është bërë për para

Pas disa shtyrjeve, sot ka nisur që nga fillimi, seanca për ”Grupin e Kumanovës”, të cilët akuzohen për terrorizëm, në lidhje me luftimet e vitit të kaluar, më 9 dhe 10 maj në Kumanovë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Agjencia e lajmeve META, citon njërin nga të akuzuarit, Demë Shehu, të ketë deklaruar se tragjedia e 9 majit ka arkitekt, dhe e gjithë kjo është bërë për para, duke theksuar se në ”Lagjene trimave” kanë qëndruar plot 6 ditë, dhe askush nuk është ankuar, as shqiptarët, e as maqedonasit. Kjo dëshmi është dhënë si plotësim ndaj deklaratës së avokatit të tij mbrojtës.


Ndërkaq, i akuzuari tjetër, Hamdi Krasniqi, gjithashtu, si plotësim ndaj deklaratës së avokatit të tij mbrojtës, ka deklaruar se akuza është qesharake, duke shtuar se as ai, e as Sami Ukshini, nuk janë organizatorë të grupit, ndërkaq në shtëpitë e lagjes kanë hyrë me dhunë.

Njëri nga avokatët mbrojtës, Shashivar Iseni, ka deklaraur se vetëm në Maqedoni, është e lejuar që organi paditës, të bëjë shqyrtim dhe analizim faktesh, që i ka mbledhur vetë. Seanca është duke vazhduar./Telegrafi/