LAJMI I FUNDIT:

Dembele pranon të transferohet te Chelsea, vetëm nëse Tuchel ia premton një gjë

Dembele pranon të transferohet te Chelsea, vetëm nëse Tuchel ia premton një gjë

Ousmane Dembele është i interesuar që të transferohet te Chelsea, por kërkon garanci nga trajneri Thomas Tuchel, se ai do të jetë titullar te Blutë.

Tekniku gjerman e shikon sulmuesin francez si zëvendësuesin e Romelu Lukakut, që është pranë rikthimit tek Interi pas një sezoni zhgënjyes në “Stamford Bridge”.

Dembele ka dëshirë që të bëhet pjesë e skuadrës londineze dhe që të ndihmojë që Chelseatë fitojë Ligën Premier si edhe Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.


"Kam dëgjuar se po shkoni te Chelsea" - Dembele i kthen përgjigje interesante tifozit të Barcelonës
Lexo po ashtu "Kam dëgjuar se po shkoni te Chelsea" - Dembele i kthen përgjigje interesante tifozit të Barcelonës

Ai e njeh mirë punën e Tuchelit, të cilin e ka pasur trajner edhe te Borussia Dortmundi. Sipas tabloidit anglez “The Sun”, 25-vjeçari kërkon që gjermani t’ia konfirmojë vendin e titullarit si edhe se nuk do të lihet në stol, kur në ekip të ketë rotacion.

Francezi nuk ka plotësuar pritshmëritë te Barcelona, që kur u bë pjesë e katalanasve në vitin 2017, pasi u ble nga Borusia Dortmundi për 120 milionë euro.

Në 150 takime, ai ka shënuar 32 gola dhe ka dhënë 34 asiste. Ai ka fituar dy herë La Ligan dhe dy herë Kupën e Mbretit. Edhe Blaugranat po përpiqen që ta mbajnë futbollistin në “Camp Nou”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori