0Shares

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se është caktuar që të enjten e ardhshme në orën 10:00 të mbahet seanca e radhës plenare.

Ai ka bërë të ditur se Projektligji për demarkacionin me Malin e Zi, do të futet në rend të ditës vetëm pas shqyrtimit në Komisionin për Punë të Jashtme.

“Seanca e radhës parlamentare do të mbahet të enjten, pikatë rendit të ditës do të jenë ato të cilat kanë qenë në pritje, në kuvendin e Kosovës. Tani kur po flasim nuk ka asnjë çështje e cila është në pritje në agjendën e kuvendit, pra do të vazhdojmë në këtë mënyrë të enjten në orën 10:00 do të kemi seancën pleanre. Në pikat e rendit të ditës që i kaluam, nuk ka qenë çështja e demarkacionit për arsye se ai projektligj kalon në radhë të parë në Komisionin për Punë të Jashtme dhe në momentin kur e përfundojnë komisionet, pastaj procedohet për në seancë plenare”, ka thënë Veseli pas mbledhjes së Kryesisë

Ky është rendi i ditës së kësaj seance:

Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,
Përgatitjet për seancën plenare:
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale,
Shqyrtimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,
Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksës vjetore për vitin 2018,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të
Bordit për Ankesa.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)