LAJMI I FUNDIT:

Demarkacioni mund të dërgojë vendin në zgjedhje? (Video)

Demarkacioni mund të dërgojë vendin në zgjedhje? (Video)

Deputetët e “padëgjueshëm” të PDK-së dhe të LDK-së mund t’ia pamundësojnë këtij koalicioni ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Në bazë të qëndrimeve që janë shprehur deri tani, janë të paktën katër deputetë të PDK-së që janë shprehur kundër kësaj marrëveshje (Nait Hasani, Labinotë Demi-Murtezi, Raif Qela dhe Shaip Muja), si dhe katër të LDK-së (Shpejtim Bulliqi, Vjosa Osmani, Arben Gashi, Besa Gaxherri). Këta deputetë mund ta pamundësojnë ratifikimin e Demarkacionit.


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, thotë se mos ratifikimi i Demarkacionit sjell pasoja të mëdha në vend, e sidomos rreth mos liberalizimit të vizave. /Tribuna Channel/