LAJMI I FUNDIT:

Demantohet Nikollovski: Trangulli i Shqipërisë përmban 25 herë më pak pesticide nga norma e lejuar

Demantohet Nikollovski: Trangulli i Shqipërisë përmban 25 herë më pak pesticide nga norma e lejuar

Sipas zv. ministrit të bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave, Vanço Kostadinovski, trangulli i importuar nga Shqipëria përmban 25 herë më pak pesticide krahasuar me normën e lejuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtë deklaratë, Kostadinovski e bëri në konferencë shtypi, ku u shoqërua nga drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV), Zoran Popovski, si edhe drejtororesha e Laboratorit shtetëror për fito-sanitari, Suzana Kratovalieva.


Me këtë njoftim, zv. ministri Kostadionvski, demantoi pohimet e Ljupço Nikollovskit, zv. ministër plotësues në këtë ministri, për gjoja importimin e trangullit nga Shqipëria me pesticide mbi normën e lejuar.

Sipas tyre, pohimet e Nikollovskit janë tendencioze, me një qëllim të vetëm, shpërndarjen e gënjeshtrave, panikës dhe frigës te qytetarët./Telegrafi/