LAJMI I FUNDIT:

Demaj merr përkrahje nga Çekia për ndihmë të mëtejme Kosovës

Demaj merr përkrahje nga Çekia për ndihmë të mëtejme Kosovës

Zëvendësministri  i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj ka marrë mbështetjen e  zyrtarëve të lartë të Republikës së Çekisë, se ky shtet do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në proceset integruese, zhvillimin ekonomik dhe liberalizimin e vizave.

Kjo përkrahje zëvendësministrit Demaj i është ofruar gjatë vizitës zyrtare në Pragë në takimet e ndara që ka zhvilluar me  zëvendësministrin e  Punëve të Jashtme të Çekisë për Çështje Ekonomike, Martin Tlapa dhe zëvendësministrin e  Punëve të Jashtme të Çekisë, i ngarkuar për çështje politike, Jakub Dürr.


Gjatë takimit me homologun Tlapa, është vlerësuar bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet dy vendeve por është theksuar nevoja e thellimit të raporteve bilaterale në planin ekonomik, ku në mënyrë konkrete është diskutuar mbi kornizën ligjore të bashkëpunimit bilateral.

Ndërsa, është konsideruar më se i nevojshëm organizmi  i një forumi  ekonomik, dhe janë pajtuar që organizimi i tij të bëhet gjatë këtij viti në Republikën Çeke.

Një theks tjetër i është dhënë  edhe marrëveshjeve konkrete të arritura mes dy vendeve, sikurse edhe marrëveshjeve të tjera me karakter ekonomik, të cilat gjenden në proces të negocimit mes dy vendeve.

Ndërsa, në takimin me zëvendësministrin Dürr, është diskutuar rreth bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve, në mënyrë të veçantë për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, përfshirë këtu dialogun dhe marrëveshjet e arritura dhe raport me Serbinë.

Zëvendësministri Demaj, me këtë rast ka kërkuar  mbështetje dhe lobim nga ana e Çekisë për njohje të reja nga vendet e Evropës qendrore, siç janë; ndihma në raport me Sllovakinë e Rumaninë, sikurse dhe anëtarësimi  i Kosovës në organizata rajonale e ndërkombëtare, përfshirë këtu nevojën imediate të mbështetjes me anë të votës e lobimit gjatë procesit të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO e INTERPOL.

Demaj, ka vlerësuar mbështetjen dhe votat e Republikës Çeke për gjatë vitit 2016, lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Komisionin e Venedikut, UNESCO, anëtarësimin në Konventën e Apostiles, dhe në FIFA, sikurse edhe përkrahjen në Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim mes Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian.

Nga ana tjetër, zëvendësministri Dürr, ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën, për respektimin e sovranitetin dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës në kufijtë, në të cilët e ka njohur si shtet si dhe ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur Kosovën në proceset e integrimit në Bashkimin Evropian, liberalizimin e vizave dhe normalizimin e raporteve me Serbinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori