LAJMI I FUNDIT:

Delja e zezë

Delja e zezë

Gjithçka ndryshoi për Cornelius Walkerin, më 27 nëntor 2000, kur u vra Damilola Taylori. Damilola ishte 11 vjeçe, në të njëjtën moshë si Corneliusi. Ai jetonte pesë minuta larg saj. Kishte të njëjtën ngjyrë të lëkurës me të…

Nëna e Corneliusit, e frikësuar për sigurinë e djalit të saj, e largoi familjen nga Londra. Corneliusi e gjeti papritmas veten në një hapësirë që drejtohej nga racistët. Por, në vend se t’i luftonte ata, Corneliusi vendosi të bëhet si njerëzit që urrente.


Racistët u bënë familja e tij dhe ata e mbronin. Si shpërblim, ai u zhyt në kulturën e dhunës dhe të urrejtjes. Por, teksa vazhdonte dhuna dhe racizmi kundër njerëzve të tjerë të zinj, Corneliusi luftonte të bashkonte identitetin e tij të vërtetë me atë që kishte fituar.

Dokumentari i ditores Guardian trajton dilemat për racën dhe identitetin. Kush vendos të na bëjë këta që jemi? Dhe, çfarë kompromisesh jemi në gjendje të bëjmë për t’u përshtatur?

Për më shumë, shikojeni dokumentarin e realizuar nga regjisori Ed Perkins. /Telegrafi/