Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Hoti për heqjen e masës së reciprocitetit.
Deliu, ka thënë se vendosja e tarifës dhe reciprocitetit qëllim parësor ka pasur demonstrimin e sovranitetit të Kosovës dhe sikurse vendosja dhe heqja e saj janë vendime sovrane të Kosovës.
Ajo ka pohuar se çdo interpretim tjetër është manipulativ.
“Vendimi për aplikimin e masës tarifore dhe reciprocitetit ndaj Serbisë, ka përmbajtur një kontekst politik dhe kohor, gjithashtu. Vendimi riktheu dinamikën përfshirëse të SHBA-ve në zgjidhjen përfundimtare të konfliktit tonë me Serbinë dhe për herë të parë fushata serbe kundër njohjeve të Kosovës u pranua si një shqetësim ndërkombëtar dhe jo si një marrëdhënie e izoluar mes Kosovës e Serbisë”, ka shkruar Deliu në Facebook, përcjell Telegrafi.
Në shkrimin e bërë deputetja ka thënë se ishte PDK, përkatësisht kryetari, Kadri Veseli, i cili sipas saj e kuptoi drejt dhe e trajtoi pa kalkulime partiake çështjen e tarifës dhe reciprocitetit.
“Nëse një vendim i caktuar projektohet për prodhimin e një efekti të caktuar politik ose një rrethane të re politike, atëherë mospërdorimi i tij në kulmin e këtij efekti rrezikon ta shndërrojë atë në një produkt të skaduar dhe paefektshëm, sikurse ndodhi gjithë këtë kohë me tarifën dhe reciprocitetin.
Duhet të kujtojmë se ishte PDK, përkatësisht kryetari Kadri Veseli, i cili e kuptoi drejt dhe e trajtoi pa kalkulime partiake çështjen e tarifës dhe reciprocitetit. Po të suspendohej tarifa dhe reciprociteti në kohën e propozimit të Veselit dhe njëkohësisht, në kulmin e efektit të tyre, ato do të mbeteshin si një shpatë mbi kokën e Serbisë, për faktin se edhe SHBA edhe BE kishin premtuar të respektonin rifuqizimin e tyre nëse brenda tre muajve Serbia nuk do t’i përmbushte premtimet e veta”, ka shkruar ajo.
Deliu thotë se tarifa dhe reciprociteti u hoqën pa e pasur asnjë efekt dobiprurës për Kosovën.
“Sot, edhe tarifa edhe reciprociteti u hoqën pa e pasuar asnjë efekt dobiprurës për Kosovën dhe për më tepër, pa asnjë efekt kushtëzues për Serbinë (siç përmbante suspendimi në atë kohë) dhe pa asnjë përfitim ndërkombëtar siç mund të rezultonte në atë kohë.
Asgjë më tepër nuk ka demonstruar pasojat e politikave popul;iste sikurse rastet e humbura për të përfituar në rast të vendimeve të guximshme, të drejta dhe jo manipulative. Mungesa e lirisë së lëvizjes në Shengen për shkak të një kauze të sajuar dhe zhvleftësimi i masës tarifore dhe reciprocitetit deri në shterpësi, do të duhej të flisnin shumë për një shoqëri të vëmendshme”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës