Deliu-Kodra: I kemi votat për Veselin

I kemi votat për ta votuar Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit të Kosovës, ka thënë deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra.
Në Info Magazine të Klan Kosovës ajo ka thënë se koalicioni PAN i ka votat për ta votuar edhe Qeverinë.
“Pres që të ketë deputetë që nuk do të veprojnë mbi bazën e inateve, që me raste po e determinojnë edhe agjendën politike. Kështu, fillimisht në seancë do të zgjedhet kryekuvendari dhe më pas do të votohet edhe për Qeverinë e vendit”, ka thënë ajo.
Nga
Telegrafi
01/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































