LAJMI I FUNDIT:

Drejtpërdrejt: Delegacioni i Kosovës në Shtëpinë e Bardhë

Drejtpërdrejt: Delegacioni i Kosovës në Shtëpinë e Bardhë

Delegacioni i Kosovës është nisur drejt Shtëpisë së Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen me Serbinë.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet gjatë orës 17:00, në praninë të presidentit të SHBA-së Donald Trump.


Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha se nuk ka asnjë marrëveshje të keqe për Kosovën.

“Do të ketë vetëm marrëveshje të mira”, u shpreh shkurt Hoti para nisjes në Shtëpinë e Bardhë.

Edhe nga faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë drejtpërdrejt kanë paralajmëruar se pritet nënshkrimi i marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë.

Në kanalin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë në YouTube, po pritet që të transmetohet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes, ku do të jetë i pranishëm edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Ishte paralajmëruar se në ora 17:00 (sipas orës tonë ) të fillojë takimi në Shtëpinë e Bardhë por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi sipas analistit, Imer Mushkolaj, delegacioni kosovar u vonua për tu nisur në Shtëpi të Bardhë, për shkak se marrëveshja e cila pritet të nënshkruhet aty po kundërshtohet nga pjesa e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Mushkolaj nga Uashingtoni: Izraeli do ta njoh sot Kosovën
Lexo po ashtu Mushkolaj nga Uashingtoni: Izraeli do ta njoh sot Kosovën

“Vonohet nisja e delegacionit kosovar drejt Shtëpisë së Bardhë. Pjesa e AAK’së kundërshton marrëveshjen dhe nuk pranon të shkojë”, shkruan Mushkolaj në Facebook.

Po ashtu, edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Avdullah Hoti, që të mos nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, pasi sipas tij, aty përfshihet edhe Liqeni i Ujmanit.

Ndërkaq kreu i AAK-së ka reaguar sërish në rrjetin social Facebook, lidhur me Ujmanin.

Haradinaj reagon përsëri: Nuk pranoj marrëveshje trilaterale ku Serbia është palë
Lexo po ashtu Haradinaj reagon përsëri: Nuk pranoj marrëveshje trilaterale ku Serbia është palë

“Unë nuk do të pranoj që Kosova të nënshkruaj marrëveshje trilaterale ku Serbia është palë karshi Kosovës. Kosova duhet të marrë obligime dhe të drejta vetëm me ShBA, ku vetëm ShBA-të janë garantuese të sovranitetit dhe zhvillimit tonë. Ujmani është i yni dhe pranojmë bashkëpunim vetëm me ShBA-të për zhvillimin e energjisë dhe ujrave”, ka shkruar Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori