LAJMI I FUNDIT:

Delawie: UÇK nuk kishte më shumë se 15 mijë pjesëtarë (Video)

Delawie: UÇK nuk kishte më shumë se 15 mijë pjesëtarë (Video)

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie në fund të mandatit të tij si ambasador i shtetit mik të Kosovës, deklaroi se sipas hulumtimeve në arkivat në Uashington, Kosova kurrë nuk ka pasur më shumë se 15 mijë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Këtë deklaratë Delawie e bëri në një ligjëratë përpara studentëve në Pallatin e  Drejtësisë.


“Pres hetime të mëtejme dhe veprime për ta eliminuar hendekun e stërmadh në mes të numrit të pensioneve dhe numrit të luftëtarëve të identifikuar pas luftës. I kemi hulumtuar arkivat në Uashington dhe Kosova kurrë nuk ka pohuar që ka pasur me shumë se 15 mijë luftëtarë të UÇK-së”, ka deklaruar Delawie, përcjell Telegrafi.

“Është marramendëse se si numri i përfituesve, 20 vjet pas konfliktit, po rritet e nuk po zvogëlohet. Shkurt, nuk po del llogaria.”

Delawie u bëri thirrje që politikanët kosovarë të heqin dorë nga ndikimi në  drejtësi sidomos kur bëhen hetime për korrupsion.

“Kosovës i duhen udhëheqës guximtarë sepse Kosova do të gjykohet: nga vetë qytetarët e saj, nga qeveritë evropiane dhe të tjerët, si unë, që po vështrojnë – jo për faktin se ekziston një skandal i korrupsionit të nivelit të lartë, por për mënyrën se si do ti trajtojë problemet që ky rast i ka nxjerrë në shesh”, thekosi ai.

Ambasadori përsëriti se Kosova duhet të jetë e përkushtuar për fuqizimin sa më të shpejtë të sundimit të ligjit./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori