LAJMI I FUNDIT:

Delawie: Arsimi ndërkombëtar hap dyert për të rinjtë e Kosovës

Delawie: Arsimi ndërkombëtar hap dyert për të rinjtë e Kosovës

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i cili vizitoi Panairin e tretë vjetor të Kolegjeve, që organizohet nga Qendra Këshilluese Amerikane, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Edukimit tha se edukimi ndërkombëtar hap dyert për të rinjtë e Kosovës.

Ndërsa tha se është i lumtur që në këtë panair sheh shumë të rinj kosovarë, të cilët janë të interesuar për të studiuar në SHBA.


Sipas tij aktivitetet e kësaj jave, janë një mundësi për të rinjtë kosovar, për të mësuar më shumë rreth mundësive për të studiuar në SHBA.

“Dua të inkurajoj çdo student dhe nxënës që ka ëndërr studimin në SHBA, që të shfrytëzojë burimet e mëdha të ofruara shumë prej tyre falas në ‘American Advices Centre’. Arsimi ndërkombëtar hap dyert për rinjtë e Kosovës. Ai i lidh ata studentë dhe nxënës nga e gjithë bota dhe ua lejon atyre që të zhvillojnë perspektive globale, gjë që iu nevojitet për trajtimin e sfidave komplekse. Dhe kur studentët kthehen në Kosovë, rritja e pavarësisë dhe aftësive e të menduarit kritik, i ndihmon ata që të bëhen udhëheqës në komunitetin e tyre. Vitin e kaluar rreth 250 qytetarë të Kosovës janë duke studiuar në SHBA. American Advices Centre dhe Ambasada e SHBA-së, janë këtu për të iu ndihmuar dhe të bashkohemi në radhën e tyre”, tha Delawie, raporton KP.

E, Njomza Mehmeti, studente e vitit të parë e gjuhës angleze, kishte ardhur për të parë mundësitë, për të studiuar në ndonjërin nga universitetet e SHBA-ve. Ajo thotë se po t’i ipet mundësia me shumë dëshirë, do të shkonte në SHBA për të studiuar.

Ndërsa Driton Shala, i cili kishte kryer master për menaxhim të burimeve njerëzore, në kolegjin “Yvroche” në SHBA thotë se sistemi amerikan i arsimit është praktik, i aplikueshëm dhe direkt.

“Jo vetëm pse Amerika është ëndrra e migrimit klasik e tjera. Unë kam aps fatin me u eduku dhe në sistemin evropian, jo vetëm tonin. Diçka që është e krahasueshme. Mendoj që sistemi amerikan i edukimit është praktik, i aplikueshëm dhe direkt. Unë sjella eksperiencën, ndava me disa si për studimet bachelor, universitare po ashtu për master”, tha ai.