Alesandro Del Piero nuk kursen ironinë ndaj Milanit, duke u bërë pjesë e polemikave rreth ndryshimeve në klubin kuqezi.

Tifozët janë të pakënaqur me vendimin e drejtuesve kinezë për të afruar dy ish punëtor të Interit, Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli në strukturat e reja drejtuese.


Legjenda e futbollit italian, Del Piero, ka kritikuar në një formë drejtuesit e Milanit për këto zgjedhje.

I ftuar në studiot e “Sky Sport” për të komentuar ndeshjet e Serie A, ai është pyetur edhe çfarë mendimi kishte për lëvizjet e fundit dhe nëse ideja për të afruar Alessandro Costacurtan si figurë përfaqësuese ishte ajo e duhura.

“Costacurta? Aty janë në balotazh Bergomi dhe Zanetti”, ishte shakaje e ish-sulmuesit të Juventusit duke ironizuar me emrat e Fassones dhe Mirabellit. /Telegrafi/

telegrafi sport app