LAJMI I FUNDIT:

Del Piero kundër Allegrit: Dybalan nuk do ta lija kurrë në stol

Del Piero kundër Allegrit: Dybalan nuk do ta lija kurrë në stol

Juventus dhe Inter kanë luajtur baras në derbin e Serie A.

Kampionët aktual nuk arritën të shënonin fitore para shikuesve të vetë duke barazuar pa gola me nerazurrët.

Trajneri i Juves, Massimilliano Allegri kishte vendosur që mos të jetë titullar sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala.


Argjentinasi ka luajtur vetëm në njëzet minutat e fundit të takimit

Këtë përzgjedhje të strategut e ka kritikuar legjenda e ekipit, Alessandro del Piero, i cili dikur barte fanellën me numër dhjetë të Juves.

“Sipas mendimit tim, lojtari që mban numrin 10 duhet të luajë gjithmonë në ndeshjet e rëndësishme, nuk ka rëndësi nëse nuk shënon prej tri ndeshjesh, sepse ai është çelësi i lojës”.

“Dybala nuk ka një zëvendësues, ndryshe nga shokët e tjerë të skuadrës. Nuk shikoj asnjë që të jetë në nivelin e tij brenda ekipit”, tha Del Piero.

Ndryshe, Inter mbetet në kreun e tabelës së ligës elitare italiane ndërsa bardhezinjtë zënë pozitën e tretë me dy pikë pas se lideri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Përfaqësueset
Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

La Liga
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori