Del Piero: Dybala nuk duhet t’i vë vetes kufij, duhet ta pushtojë të ardhmen

Alessandro Del Piero ka vazhduar me lëvdatat ndaj Paulo Dybalas, por njëherësh ka kërkuar nga ai që të bëjë më shumë me talentin që ka.
Ikona e Juventusit dhe dhjetëshi aktual kanë folur në një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë në Instagram. Ndërsa kapiteni legjendar ka folur për argjentinasin edhe në La Gazzetta dello Sport.
“Mënyra si e shënoi golin ndaj Interit dëshmo se ai është lojtar me cilësi të jashtëzakonshëm. Një gol i tillë duhet t’i japë më shumë vetëbesim dhe ndërgjegjësim për potencialin që ka”.

“Në fakt, do të shkoj më larg. Dikush me aftësitë e tij, talentin dhe do t’ia shtoja mentalitetin e tij, duhet të bëjë më shumë. Paulo nuk duhet t’i vë vetes kufij dhe duhet ta pushtojë të ardhmen”.
“Askush nuk të jep asgjë falas, sidomos te Juve dhe këtë e them nga përvoja. Duhet të dëshmosh gjithçka deri në ndeshjen e fundit...”.

“Rrugëtimi i Dybalas sapo ka filluar dhe do të bëhet gjithnjë e më i mirë – natyrisht me fanellën e Juves veshur”, ka thënë Del Piero. /Telegrafi/
















































