LAJMI I FUNDIT:

Del në ankand piktura satirike që thumbon racizmin

Del në ankand piktura satirike që thumbon racizmin
“George Washington Carver” nga Robert Colescott

Piktura e vitit 1975 e Robert Colescottit, e titulluar “George Washington Carver” – që është si satirë e pikturës së njohur të bërë Emanuel Leutze më 1852, ku shihet presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara duke kaluar lumin Delauer me një varkë – do të dalë në ankand në maj të këtij viti. Piktura pritet të arrijë një çmim deri në 12 milionë dollarë.

Në pikturën e tij Colescottit zëvendësohen personazhet e pikturës origjinale me njerëz me ngjyrë, duke treguar përmes tyre racizmin përgjatë historisë amerikane. Colescott – i cili më 1977 ishte artisti i parë me ngjyrë që përfaqësoi Shtetet e Bashkuara në Bienalen e Venecias – njihej për qasjen e tij satirike.


“George Washington Carver” (që është emri i një shkencëtari me ngjyrë), mund të shihet deri më 21 prill në Hong Kong. Më pas vepra do të zhvendoset në Los Anxhelos, ku do të ekspozohet për tri ditë para se të shkojë në destinacionin e tij të fundit në Nju-Jork. /Klan News/

Murali i realizuar nga Emanuel Gottlieb Leutze (1860)

Në trend Kultura

Më shumë
Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Kulture
Liria 1.7

Liria 1.7

Kulture
IDIL I VDEKUR

IDIL I VDEKUR

Poezi
S’KA RRUGËDALJE

S’KA RRUGËDALJE

Poezi
DASHURIA ERDHI

DASHURIA ERDHI

Poezi
Unë jam gjeni!

Unë jam gjeni!

Fjala+
Kalo në kategori