LAJMI I FUNDIT:

Del në ankand një Nissan Skyline që u vozit nga Paul Walker në “Fast and Furious 4”

Del në ankand një Nissan Skyline që u vozit nga Paul Walker në “Fast and Furious 4”

Një Nissan Skyline që u vozit nga Paul Walker në Fast and Furious 4 ka dalë ankand – dhe mund të shitet me një çmim të madh.

Vetura japoneze përshkruhet si “një nga makinat më të famshme të filmave të ditëve moderne” dhe u përdor për të filmuar të gjitha skenat nga afër me aktorin e ndjerë Walker në timon, transmeton Telegrafi.


Walker, i cili luajti në një numër filmash Fast & Furious, vdiq në nëntor të vitit 2013 në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti me makinë.

Ndonëse ende nuk ka një çmim të saktë para shitjes, shtëpia e ankandeve Bonhams parashikon që Skyline të shitet për më shumë se 1.1 milionë euro.

Nissan Skyline u projektua nga Daryl Alison i Kaizo Industries sipas specifikimeve personale të Paul Walker. /Telegrafi/