LAJMI I FUNDIT:

Del lista me 2,249 thesare të zhdukura shqiptare

Del lista me 2,249 thesare të zhdukura shqiptare

Piktura, skulptura, objekte religjioze e objekte arkeologjike me datime e vlera të ndryshme, disa unike e të pazëvendësueshme, disa vepra të fundit të realizmit socialist- objekte të zbuluara në sitet më të rëndësishme arkeologjike të vendit, si edhe dëshmi e kulturës iliro-arbërore.

Janë 2,249 objekte të trashëgimisë kulturore shqiptare që janë zhdukur pas rënies së diktaturës në Shqipëri. Për disa imazhet mungojnë, sikundër edhe të dhëna të sakta, pasi nuk kanë qenë të pasaportizuara. Për disa të tjera, tanimë ka një katalog të objekteve të humbura, në shqip dhe anglisht. Ai është botim i përgatitur nga Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore, që ka gjithë bazën e të dhënave për objektet e mësipërme dhe regjistron gjithë pasurinë kulturore të vendit- private e publike.


Me publikimin e këtij katalogu, i cili përmbledh në një antologji imazhesh dhe të dhënash, objekte të trashëgimisë kulturore të deklaruara të humbura nga institucionet publike, Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore rithekson faktin se është shumë e rëndësishme të kuptohet se trashëgimia kulturore nuk mund të dokumentohet, mbrohet e menaxhohet në mënyrë bashkëkohore vetëm nga institucionet qendrore, pa një bashkëpunim sistematik me institucionet e specializuar shtetërore të trashëgimisë kulturore, kalimit të kufirit, etj.

Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore ka përgatitur botimin “Katalogu i objekteve të humbura 1990 – 2016 të deklaruara të humbura nga Institucionet e Trashëgimisë Kulturore në Republikën e Shqipërisë”. “Inventarit të pasurive kulturore që ruhen në fondet e Institucioneve publike në Republikën e Shqipërisë dhe të denoncuar prej tyre i mungojnë rreth 2249 objekte. Ritheksojmë, se ky është në total numri i deklaruar nga institucionet, por jo numri real i tyre. Janë me mijëra objekte të humbura, shumica prej të cilave përtej kufijve dhe është mjaft e vështirë, pothuajse e pamundur, identifikimi i tyre, sepse nga institucionet përkatëse ruhen vetëm listat e objekteve të vjedhura, dhe vetëm për një pjesë të tyre foto të objekteve”,-thotë në një njoftim Ministria e Kulturës.

Sipas Silva Breshanit, drejtoreshë e QKIPK-së, vitet e tranzicionit në Shqipëri goditën rëndë institucionet e trashëgimisë kulturore e veçanërisht muzetë e Shqipërisë.

“Dëmtimet më të mëdha të objekteve të trashëgimisë kulturore, u evidentuan në vitin 1997, si pasojë e vjedhjeve masive dhe shkatërrimit të kulturore në Shqipëri, nga elemente me prirje kriminale, për të përfituar në dëm të vlerave të pasurisë kulturore, duke shfrytëzuar dhe situatën e rëndë të sigurisë, të krijuar gjatë atij viti. U shkatërrua dhe u grabit një pjesë e rrjetit muzeor kombëtar. Shpesh herë i është vënë faji udhëtarëve të huaj, misioneve të huaja arkeologjike që shpesh herë cenuan trashëgiminë tonë kulturore, por të vetmit që e shkatërroi këtë pasuri kombëtare ishim vetë ne”, sqaron Breshani.

Ajo shton se nëse humbim historinë tonë kemi humbur kulturën tonë, dhe kur humbim kulturën kemi humbur historinë, por, mbi të gjitha, identitetin tonë.

“Nëse nuk e dokumentojmë e destinojmë drejt zhdukjes. Urimi më i mirë që mund të shpresojmë në këto kushte është, që në të ardhmen të kemi sa më pak nevojë të përgatisim e botojmë të tillë katalogë. Që do të thotë, në fakt, se veprat e artit dhe trashëgimia kulturore ka mbetur më në fund në duart e pronarëve të ligjshëm publikë apo privatë, për të dëshmuar të drejtat e kënaqësisë mbi artin, të bukurën dhe kapacitetet e arritura për të ruajtur me çdo kusht e çdo vend shenjat e qytetërimit tonë”, shkruan Breshani.

Mandej, Ministria e Kulturës, shton se për herë të parë dokumentohen në një punë serioze dhe përpjekje titanike objektet e humbura të trashëgimisë në Shqipëri.

“Me publikimin e këtij katalogu, i cili përmbledh në një antologji imazhesh dhe të dhënash, objekte të trashëgimisë kulturore të deklaruara të humbura nga institucionet publike, Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore rithekson faktin se është shumë e rëndësishme të kuptohet se trashëgimia kulturore nuk mund të, dokumentohet, mbrohet e menaxhohet në mënyrë bashkëkohore vetëm nga institucionet qendrore, pa një bashkëpunim sistematik me institucionet e specializuara shtetërore të trashëgimisë kulturore. Urimi më i mirë që mund të shpresojmë në këto kushte është, që në të ardhmen të kemi sa më pak nevojë të përgatisim e botojmë të tillë katalogë”, e mbyll njoftimin e saj Ministria e Kulturës. /ATA/

Në trend Kultura

Më shumë
Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër

Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër

Kulture
RAMON

RAMON

Poezi
Faith Ringgold: Artistja që kapi shpirtin e ShBA-së

Faith Ringgold: Artistja që kapi shpirtin e ShBA-së

Piktura
“ÇKA JE TI”?

“ÇKA JE TI”?

Poezi
A jemi të lirë?!

A jemi të lirë?!

Kulture
NË MUNDSH

NË MUNDSH

Poezi
Kalo në kategori