LAJMI I FUNDIT:

I dekoroi apo jo? Kjo është lista e dërguar nga Presidenca (Dokument)

I dekoroi apo jo? Kjo është lista e dërguar nga Presidenca (Dokument)

Presidenca ditë më parë ka dërguar për media një listë me emra të të dekoruarve nga presidenti Hashim Thaçi, në të cilën thuhet se në këtë listë janë të dekoruarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës,  Hashim Thaçi me Medalje Presidenciale në 10-të Vjetorin e Pavarësisë.

Këtë medalje presidenciale deri tani e kanë refuzuar disa nga personalitete, në mesin e të cilëve janë Jakup Krasniqi, Veton Surroi, Rexhep Qosja, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi etj.

Befason Presidenti Thaçi: S’kanë si t’i refuzojnë dekoratat, kur nuk i kam dekoruar
Lexo po ashtu Befason Presidenti Thaçi: S’kanë si t’i refuzojnë dekoratat, kur nuk i kam dekoruar

Pas këtyre refuzimeve ka reaguar presidenti Thaçi, duke thënë se deri tash nuk ka dekoruar asnjë individ apo organizatë.

Thaçi ka thënë se në tavolinën e tij të punës ka 500 emra të personaliteteve dhe organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, të propozuar, por edhe të vetëpropozuar për marrjen e Medaljes Presidenciale të 10 Vjetorit të Pavarësisë.

“Deri më tani kam shqyrtuar jo më shumë se 20 propozime, 13 prej të cilave tanimë janë refuzuar dhe 7 janë aprovuar. Të tjerat do t’i shqyrtoj në ditët dhe javët në vijim”, ka thënë Thaçi, përmes një postimi në Facebook. “Disa deklarata të individëve janë të pasakta. Askush nuk mund ta refuzojë dekoratën pa qenë i dekoruar.

Më poshtë mund ta gjeni listën e dërguar nga Presidenca, si thuhet me “Listën e të dekoruarve nga Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi me Medalje Presidenciale në 10-të Vjetorin e Pavarësisë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori