Dekodoje nga pija e tij

Pa marrë parasysh se nga cili kënd e shikon të dashurin tënd (të ardhshëm), në restorant apo në anën tjetër të kafesë, do të mund t’i marrësh vesh shumë gjëra për të vetëm nga mënyra se si e kapë shishen e birrës. Birrën e kapë nga gryka, lirshëm Nëse e kapë shishen e birrës lirshëm duke e rrethakuar grykën me gishtin e madh dhe tregues të dorës tregon që ai ka vetëbesim, transmeton Telegrafi.
Ky gjest i tij i relaksuar tregon që ai ndihet që e ka situatën nën kontroll. Përveç kësaj, ky gjest gjithashtu mund të jetë shenjë e arrogancës – gjesti në vete jep shenja që ai është tepër “kull”, aq shumë sa që nuk i intereson nëse i derdhet birra apo jo.
E shtyn shishen e birrës nga ti Djemtë do ta bëjnë këtë gjest gjatë darkës, apo në ndonjë bar kur e ndiejnë një shtytje për një lidhje më të fortë me ty.
Meshkujt në përgjithësi, në nënvetëdije, vënë gjërat e tyre në hapësirën tënde kur janë duke tentuar për t’u afruar me juve.
Nëse kjo të ndodhë me të dashurin tënd, atëherë bëj kujdes se cila është fjalia e fundit që e tha ai – kjo fjali do të mund ta ketë merakosur. Përveç kësaj, ka shanse që është duke u brengosur mbi ndonjë çështje që ende nuk ta ka përmendur. Mundohu ta bësh të flasë duke i thënë: “A ke diçka që ende nuk më ke thënë?”
E mban shishen afër gjoksit të vet Kjo pije është një lloj muri të cilin është duke e ndërtuar. Nëse e vëren që është duke e mbajtur birrën para trupit të tij, ai është duke e ndërtuar një mbrojtje të fortë, që tregon që nuk është i gatshëm t’i bësh pyetje të shumta, apo të fillosh një bisedë serioze.
Sa është në këtë gjendje, fol vetëm për gjëra të cekëta, si p.sh. filmat apo sportin – deri sa ta ulë pijen dhe të çlirohet. /Telegrafi/






















































