LAJMI I FUNDIT:

Deklaroi se e përkrah Kosovën në NATO, Erdogan bëhet kryelajm në mediat serbe

Deklaroi se e përkrah Kosovën në NATO, Erdogan bëhet kryelajm në mediat serbe

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, është bërë kryelajm në mediat serbe, pasi deklaroi se vendi i tij do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Mediat e Beogradit i kanë dhënë publicitet deklaratës së presidentit turk, për përkrahjen e shtetit të tij anëtarësimit të Kosovës në NATO. Madje një media këtë deklaratë e ka cilësuar si një goditje ndaj Serbisë.


“Erdogan e ka goditur Serbinë. Premtoi përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO”, “Erdogan e do Kosovën në NATO. Deklarohet presidenti turk – i premtoi Vjosa Osmanit se do ta ndihmojë”, “Presidenti turk: E përkrah Kosovën në NATO”, “Turqia do të angazhohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO”, këta janë disa nga titujt e mediave serbe, transmeton Telegrafi.

Erdogan mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO
Lexo po ashtu Erdogan mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në vizitë në Turqi, ku sot është pritur me nderime të larta shtetërore nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në një konferencë shtypi, pas takimit, presidenti turk ka thënë se vendi I tij do ta mbështes Kosovën drejt anëtarësimit në NATO.

“Për ta mbështetur procesin e anëtarësimit [të Kosovës] në NATO s’kemi nevojë për të marrë leje nga askush. Ne i kemi ndërmarrë hapat tonë. Ashtu siç ndërmorën në rastin e njohjes, ashtu do të bëjmë edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovë në NATO”, tha presidenti turk, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu tha Turqia ka kontribuar mjaft shumë në këtë proces dhe ende vazhdon të lobojë për të siguruar sa më shumë njohje për Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori