LAJMI I FUNDIT:

Deklarohet Trump: Irani kurrë nuk e ka fituar luftën

Deklarohet Trump: Irani kurrë nuk e ka fituar luftën

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas sulmit ajror të ushtrisë amerikane të kryer në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit, ku mbeti i vrarë gjenerali iranian Qassem Soleimani.

Në një postim në Twitter, Trump ka shkruar se “Irani kurrë nuk e ka fituar luftën, por nuk i ka humbur negociatat”, transmeton Telegrafi.


Kush ishte gjenerali iranian Qassem Soleimani, që u vra në një sulm ajror nga ushtria amerikane?
Lexo po ashtu Kush ishte gjenerali iranian Qassem Soleimani, që u vra në një sulm ajror nga ushtria amerikane?

E pas momente para se të kumtohej lajmi për vrasjen e gjeneralit iranian, Trump ka publikuar fotografinë e flamurit amerikan në llogarinë e tij në Twitter, duke mos shkruar kurrfarë komenti.

Kujtojmë që në orët e para të mëngjesit të sotëm ushtria amerikane ka kryer një sulm ajror me dron në Irak, duke vrarë komandantin e njësisë elitare Quds të Gardës Kombëtare të Iranit. /Telegrafi/