Anëtarët e Kuvendit të Kosovës dhe anëtarët e Parlamentit Evropian u takuan në Strasburg më 14 shkurt 2019 për takimin e 6-të të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë (KPSA).
Në njoftimin për media thuhet se takimi, i bashkëkryesuar nga Memli Krasniqi (PDK, Kosovë) dhe Tonino Picula (S&D, Kroaci), u shënua me diskutime gjithëpërfshirëse dhe të frytshme për një sërë çështjesh të rëndësishme, duke përfshirë zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Gjithashtu, në takim u diskutuan edhe çështjet që kanë të bëjnë me gjendjen sociale dhe ekonomike në Kosovë, si dhe procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të rregullt.
Bashkëkryesuesit u pajtuan se progresi në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm, në mënyrë që palët të arrijnë një marrëveshje ligjore të detyrueshme përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Në këtë drejtim, anëtarët kishin pikëpamje të ndryshme për tarifat e vendosura nga Kosova ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës. Megjithatë, anëtarët ishin të mendimit se vazhdimi i dialogut është i nevojshëm dhe se ai kërkon përkushtimin e të dy palëve.
Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, anëtarët e përsëriten se Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet e saj dhe se vendimet nga institucionet përkatëse të BE-së duhet të merren pa vonesë.
Bashkëkryesuesit i mirëpriten diskutimet e hapura për të gjitha çështjet në agjendë dhe shprehën zotimet e tyre për të vazhduar marrëdhënie shumë të mira ndërmjet të dy Parlamenteve.
U pajtua se takimi i 7-të i KPSA BE-Kosovë të mbahet në Prishtinë më 28-29 tetor 2019. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend