LAJMI I FUNDIT:

Deklarata kërcënuese e Vuçiqit për sulm – reagimi i krerëve të Kosovës dhe analistëve vendorë e ndërkombëtarë

Deklarata kërcënuese e Vuçiqit për sulm – reagimi i krerëve të Kosovës dhe analistëve vendorë e ndërkombëtarë

Deklaratat kërcënuese të presidentit serb ndaj Kosovës, Aleksandar Vuçiq kanë nxitur reagime të shumta.

Lidhur me deklaratat kërcënuese “se do ta sulmojë Kosovën” kanë reaguar presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, Qeveria e analistë. Reagime të shumta ka pasur edhe në platformën “X”.


Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një deklaratë ekskluzive për Telegrafin i është përgjigjur deklaratave kërcënuese të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq të dhëna ditë më parë.

Osmani tha se Vuçiqi do të dështojë, ashtu si të gjitha përpjekjet e dështuara të Serbisë deri tani.

“Njësoj si edhe në të kaluarën ai duhet ta dijë se do të dalë i dështuar, sepse të gjitha përpjekjet  e Serbisë nga viti 1998-99 e tutje që ta pushtojnë Kosovën dhe ta kenë territorin e Kosovës kanë dështuar. E para, për shkak të sakrificës së popullit të Kosovës dhe luftës sonë çlirimtare dhe e dyta, se në krah kemi pasur gjithmonë miq, popuj liridashës të cilët bashkë me ne kanë mbrojtur vlerat më të rëndësishme të lirisë dhe demokracisë”, ka thënë Osmani.

Danas: Vuçiq nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë
Lexo po ashtu Danas: Vuçiq nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë

Osmani tha për Telegrafin se Kosova është me fat dhe e bekuar që ka në krahë aleatët e saj.

“Edhe sot 25 vite pas kur në qershor do të festojmë këtë përvjetor jubilar të çlirimit të Kosovës jemi me fat e të bekuar si popull që në krahë kemi aleatët tanë të cilët bashkë me ne siç edhe kanë deklaruar së fundmi do ta mbrojnë çdo pëllëmbë të Kosovës. Kështu që Vuçiqi sërish do të dështojë, mirëpo përmes këtyre deklaratave ai po shpërfaq një fakt shumë të rëndësishëm, e kjo është që ai është vazhdimësi e mendësisë së Millosheviqit i cili kërkon territore dhe asnjëherë nuk i intereson për të drejtat dhe liritë e njerëzve”, ka thënë ndër të tjera, presidentja Osmani.

E në një përgjigje për Telegrafin, Qeveria e Kosovës ka potencuar se retorika e Vuçiq është jo vetëm e papërshtatshme, por edhe një reflektim i qartë i qëndrimit të Serbisë ndaj procesit të paqes dhe marrëdhënieve me Kosovën.

“Në një rast të mëparshëm ka pasur si referencë konfliktin në Nagorno Karabakh ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit duke marrë si shembull veprimet e këtij të fundit. Kësaj radhe, ky kërcënim erdhi mu në përvjetorin e dakordimit në Ohër mbi Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes Bazike”, thuhet në përgjigje.

"Putini dëshiron luftë në Ballkan, mbështetet te Serbia", paralajmërojnë analistët amerikanë Stradner dhe Montgomery
Lexo po ashtu "Putini dëshiron luftë në Ballkan, mbështetet te Serbia", paralajmërojnë analistët amerikanë Stradner dhe Montgomery

Tutje theksohet se Serbia vazhdon të deklarojë publikisht mosnjohjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës, një qëndrim që u bë veçanërisht i dukshëm më 26 tetor gjatë takimeve me liderë të Bashkimit Evropian në Bruksel, ku Vuçiq refuzoi sërish nënshkrimin e marrëveshjeve.

Pavarësisht se kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës nuk janë asgjë e re, Qeveria ka bërë thirrje që ato të mos konsiderohen si diçka e rëndomtë ose të lejohen të bëhen pjesë e retorikës së përditshme.

Qeveria e Kosovës ka kërkuar për një vigjilencë të lartë dhe dënim të ashpër nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar dhe të tjerët.

“Si një peng i së kaluar që është e i dëshpëruar që nuk mund ta kthejë kohë mbrapa, Vuçiq shpreson rrezikshëm që metodat e së kaluarës një ditë mund të jenë zgjidhja në të ardhmen”, thuhet në përgjigje të qeverisë.

E anëtari i Komisionit Parlamentar për Siguri, nga Lidhja Demokratike i Kosovës (LDK), Anton Quni tha se ky është një ndër deklarimet më të sinqerta të Vuçiqit lidhur me atë që mendojnë dhe ëndërrojnë për Kosovën.

Ai shtoi se Serbia pret çarje brenda shteteve anëtare të NATO-s dhe që partnerët strategjik të zbehin interesimin ndaj Kosovës, për të arritur qëllimet e saja.

Se Vuçiq hoqi maskën, tregoi fytyrën e vërtetë dhe planin afatgjatë të Serbisë ndaj Kosovës e thotë edhe njohësi i sigurisë, Avni Islami.

Deklarata e Vuçiq, nëse Perëndimi duhet të zgjedh mes Kosovës dhe Serbisë, Islami konsideron se Serbia është e interesuar që nëse në aspektin diplomatik nuk përfiton nga Kosova, ta provojë edhe anën ushtarake.

Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye
Lexo po ashtu Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Islami thotë se institucionet e sigurisë në Kosovë janë duke u forcuar, që në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë të jenë të gatshëm në çdo moment dhe kohë ndaj kërcënimeve të Serbisë.

Ndërkaq, kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të zgjedh mes Kosovës dhe Serbisë.

Deputeti gjerman, përmes një postimi në platformën X, ka thënë se nuk ka një gjë të tillë “ose Kosova ose Serbia”.

“Presidenti Vuçiq keqkuptoi diçka. Perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Nuk ka gjë të tillë si “ose Kosova ose Bashkimi Evropian”. Por, Vuçiq ka të drejtë, me të në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE”, ka thënë Roth, transmeton Telegrafi.

Deklaratat kërcënuese të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq kanë nxitur reagime të shumta edhe në platformën “X”.

Demush Shasha, nga Instituti Epik, ka publikuar deklaratën kërcënuese të Vuçiqit, ku e njëjta pastaj është shpërndarë nga figura të njohura vendore e ndërkombëtare, të cilët kanë kritikuar ashpër qasjen e presidentit serb.


Ish-kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati ka thënë se duhen ndaluar shtetet agresore, dhe se nuk është çështja që Perëndimi të zgjedhë mes Kosovës dhe Serbisë.


Reagim ka pasur edhe nga gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel. Ai ka pyetur se deri kur Vuçiq do të kërcënoj me luftë në sytë e Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

“Edhe sa herë duhet Aleksandar Vuçiq të kërcënojë me luftë përpara se Josep Borrell dhe Mirosalv Lajçak dhe të tjerët të jenë të përgatitet të ndryshojnë kursin dhe të heqin dorë nga qetësimi i pasuesit të Putinit në Beograd?”, ka shkruar Israel në “X”.


Analisti malazez, Ljubomir Filipoviq gjithashtu ka reaguar ndaj deklaratës së Vuçiqit.

“Pse po injorohet dhe tolerohet kjo?”, ka pyetur Filipoviq në një postim në “X”.


Ndryshe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq së fundmi ka bërë disa deklarata kërcënuese ku tha se Perëndimi duhet të zgjedh mes Kosovës dhe Serbisë.

Nëse ata zgjedhin Kosovën, Vuçiq ka thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë mundësinë tonë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori