LAJMI I FUNDIT:

Deklaratat e Vuçiqit kundër pavarësisë, analisti liston hapat që duhet të ndërmarrë Kosova

Deklaratat e Vuçiqit kundër pavarësisë, analisti liston hapat që duhet të ndërmarrë Kosova

Presidenti Aleksandar Vuçiç është shprehur se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës për aq kohë sa të jetë në krye të këtij institucioni. Kjo deklaratë është kritikuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës dhe nga kryeministri Avdullah Hoti.  Sipas tyre, këto deklarata nuk i shërbejnë frymës së dialogut mes të dyja vendeve.

Analisti Muhamet Hajrullahu tha për Euronews Albania se këto deklarata të zyrtarëve të lartë serbë nuk janë të izoluara, por janë bërë në vazhdimësi.

“Nuk është kjo (deklaratë) realisht as e para dhe as e e fundit nga zyrtarë më të lartë të Serbisë, duke nisur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Ivica Daçiç, kryeministrja po ashtu etj. Kjo nuk është risi për publikun në Shqipëri. Deklarata të tilla ne kemi në vazhdimësi. Ajo që më habit mua, janë deklaratat që vijnë në Prishtinë dhe Kosovë. Sa i takon dialogut, ne patëm reagime në Prishtinë të ministres së Jashtme dhe të kryeministrit, të cilët thanë se kjo deklaratë nuk është në frymën e dialogut”, tha ai.

Ai shtoi se Kosova duhet të ketë një përgjigje reale dhe të unifikuar ndaj qëndrimeve të presidentit të Serbisë, të bëra kundër pavarësisë.

Hoti i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, nuk do të ketë as marrëveshje
Lexo po ashtu Hoti i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, nuk do të ketë as marrëveshje

“Ne si Kosovë duhet të kemi një përgjigje shumë konkrete, shumë reale. Institucionet e shtetit të Kosovës duhet të jenë unike sa i takon dialogut. Çfarë lloj dialogu ka efekt nëse nuk kemi njohje reciproke? Ne flasim me Serbinë për marrëveshjes teknike, të cilat nuk zbatohen në praktikë”, tha ai.

Analisti Hajrullahu thotë se nëse nuk ka marrëveshje apo njohje reciproke deri në 2022 nga ana e Serbisë, Kosova duhet me çdo kusht të rimendojë format e vijimit të dialogut duke kërkuar me ngulm ndihmën e SHBA-BE.

Deklarata të tilla për z. Hajrullahu tregojnë se Serbisë nuk i intereson normalizimi i marrëdhënieve me shtetin e Kosovës.

Vuçiq: Deri më 2022 nuk do të ketë njohje të Kosovës – pastaj vendos populli
Lexo po ashtu Vuçiq: Deri më 2022 nuk do të ketë njohje të Kosovës – pastaj vendos populli

“Nëse s’ka marrëveshje brenda vitit 2022, atëherë është problemi i Kosovës, e cila duhet të ulet dhe të ri-mendojë vazhdimin e dialogut me partnerët e saj me BE dhe SHBA, në mënyrë që, të thotë se këto deklarata nuk janë kontribuuese sa i takon vijimit të dialogut. Serbia duket se nuk ka interes në vijimin e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve”, shtoi  ai.

I pyetur nga gazetari Eno Muja nëse Kosova duhet t’i qëndrojë apo jo marrëveshjes së 4 shtatorit në SHBA të firmosur në prani të shefit të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump, analisti u shpreh si vijon:

“Sa i përkeqet çështjes së Kosovës, Kosova si shtet, e cila ka marrë obligimet në SHBA, natyrisht që duhet t’i zbatojë ato marrëveshje sa i përket pikave tona të brendshme dhe obligimeve që i kemi marrë”, shton Hajrullahu./Euronewsalbania.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori