LAJMI I FUNDIT:

Hoti i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, nuk do të ketë as marrëveshje

Hoti i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, nuk do të ketë as marrëveshje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq duke theksuar se nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje me Serbinë.

Hoti përmes një postimi në Facebook, u shpreh se deklaratat e Vuçiq nuk i kontribuojnë dialogut mes dy vendeve.


“Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, dhe nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje”, shkruan ndër të tjera kryeministri i Kosovës.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se deri në prill të vitit 2022, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Vuçiq: Deri më 2022 nuk do të ketë njohje të Kosovës – pastaj vendos populli
Lexo po ashtu Vuçiq: Deri më 2022 nuk do të ketë njohje të Kosovës – pastaj vendos populli

Me këtë datë ai i është referuar vitit kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Dhe pas kësaj, siç ka deklaruar presidenti serb, njerëzit në Serbi do të jenë ata që do të vendosin.

Postimi i plotë i Hotit:

Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke

Kosova mbetet  e përkushtuar që të gjitha çështjet e hapura me Serbinë të përmbyllen përmes dialogut, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.

Deklaratat se fqinji ynë verior nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nuk i kontribuojnë dialogut. Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, dhe nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje.

Kosova do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori