Java që po lëmë kishte në qendër vizitën e të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar dhe atij të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, të cilët qëndruan në Prishtinë dhe Beograd për të shtensionuar situatën në veri.
Po javën që po lëmë disa sektorë në vend kanë hyrë në grevë, duke kërkuar kështu 100 euro deri në miratimin e Ligjit për paga.
Derisa sektori i arsimit dhe administrata janë në grevë, një ditë më parë instituti EdGuard ka dalë me një analizë të pagave në arsim me Projektligjin e ri për pagat, ku vlerësohet se ka rritje prej 15 për qind.
Përpjekjet për shtensionimin e situatës dhe vizata e Escobarit dhe Lajçakut në Prishtinë e Beograd
I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar gjatë javës kanë qëndruar në Prishtinë dhe Beograd në përpjekje për të gjetur zgjidhje rreth shtensionimit të situatës në veri të Kosovës, derisa Qeveria e Kosovës nga 1 shtatori pritet të zbatojë vendimin për targat dhe dokumentet.
Pas vizitës në Kosovë, Lajçak dhe Escobar kanë qëndruar në Beograd.
Lajçak në një postim në Twitter ka shkruar se pas një raundi të dytë të bisedimeve në Beograd, shpreson se janë në rrugën e duhur.
“Pas një raundi të dytë diskutimesh, mbrëmë vonë, unë shpresoj se jemi në rrugën e duhur. I vlerësoj përpjekjet e sinqerta të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për tu mbështetur në zgjidhje evropiane. Bisedimet tona do të vazhdojnë”, shkruan Lajçak, raporton Telegrafi.
Ndërkaq, i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, mendon se fillimi i përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në horizont.
“Duhet të them se takimi mes presidentit (Aleksandar) Vuçiq dhe kryeministrit (Albin) Kurti ishte vërtet i mirë, shumë profesional dhe i qetë. Ishte inkurajuese të shihej ai nivel i bisedës në praninë e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell dhe zotit Lajçak”, tha ai.
Escobar tha se ata e inkurajuan Kosovën që të jetë më konstruktive dhe fleksibile dhe se e sheh se ka vullnet për këtë.
Ai ndër të tjera tha se askush nuk duhet të pësojë për shkak të targave dhe se të dyja palët duhet të fokusohen në zgjidhjet evropiane.
“Duhet të lëvizim nga narrativa Kosova është Serbi dhe të kalojmë në Kosova dhe Serbia janë Evropë. Kështu që ju keni një të ardhme së bashku. Po largohemi shumë shpejt nga problemet e viteve nëntëdhjeta dhe po i afrohemi mundësive që ofron shekulli XXI. Shekulli i XXI-të do të jetë një shekull i mundësive ekonomike për këtë rajon. Një shekull në të cilin Ballkani Perëndimor do të bëhet një gjenerator i rritjes për të gjithë kontinentin evropian”, tha ndër të tjera Escobar.
Ndërsa kryeministri i vendit, Albin Kurti ditë më parë ka deklaruar se nuk do të ketë shtyrje të zbatimit të reciprocitetit për targat dhe dokumentet.
Ai ka thënë se ka përfunduar dialogu asimetrik dhe se RKS janë tabelat e Kosovës, ndërkaq, opsionet për prodhimin e targave neutrale për vetveten nuk vijnë në konsiderim.
“Dialogu asimetrik kur Kosova më parë temë sesa palë, nuk ngjan më në Bruksel. Ky është dallim tektonik, për të mirë… Opsionet kur Kosova duhet që të prodhojë targa neutrale për vetveten nuk vijnë në konsiderim. Me mua si kryeministër, me këtë udhëheqje demokratike pas zgjedhjeve të shkurtit të vitit të kaluar nuk mund të ketë prodhimtari, status neutrale në Republikën e Kosovës. RKS janë tabelat e Kosovës dhe kjo është në përputhje madje edhe me zotimet e Beogradit në Bruksel”, ishte shprehur kryeministri në një konferencë, raporton Telegrafi.
Ai ka thënë se pala kosovare ka qenë konstruktive në dialog dhe ka dhënë opsionet e saj, por Serbia nuk ka qenë e gatshme për marrëveshje.
Grevat në Kosovë, pro dhe kundër
Të enjten në Kosovë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka njoftuar se kanë hyrë në grevë të përgjithshme, për shkak të mos realizimit të kërkesave të tyre për mbështetje prej 100 eurove.
Derisa në grevë kanë hyrë çerdhet publike, administrata, ka sindikata që po e kundërshtojnë mbajtjen e grevës.
Kryesia e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) ka bërë të ditur se nuk do t’i bashkohet grevës së përgjithshme të paralajmëruar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Përmes një njoftimi për media FSSHK thotë se punëtorët shëndetësorë tashmë marrin shtesat prej 60 euro dhe nuk është në interes të tyre të futen në grevë për 40.
“Kryesia e FSSHK-së në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datë 25.08.2022 pas shqyrtimit të situatës si dhe paralajmërimit të SBASHK-ut dhe Administratës për fillim të Grevës së Përgjithshme, del me qëndrim kundër Grevës respektivisht nuk i bashkëngjitet Grevës për shkak se kërkesat nuk janë në interes të punëtorëve shëndetësor sepse punëtorët shëndetësor e gëzojnë shtesën prej 60 euro dhe nuk është arsye e mjaftueshme FSSHK të merr veprime sindikale siç janë grevat për 40 euro gjithashtu se Ligji i Pagave është proceduar për miratim në Qeveri dhe priten konsultime rreth tij, Kryesia vendos që t’i hap rrugë dialogut për vërejtjet dhe kërkesat e punëtorëve shëndetësor t’i realizojë nëpërmjet dialogut me komisionet përkatëse si dhe me Qeverinë e Republikës së Kosovës”, njofton FSSHK.
FSSHK thotë se duke pasur parasysh edhe situatën politike duke mos përjashtuar mundësinë e veprimeve sindikale, konsideron se për momentin nuk ka asnjë arsye madhore për grevë.
E në grevë është arsimi, një javë para fillimit zyrtar të vitit shkollor.
Por ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se MAShTI i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ministrja foli edhe për Projektligjin për paga, i cili është në diskutim paraprak, angazhimin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, ndarjen e buxhetit për mësimdhënësit me probleme shëndetësore dhe çështje të tjera të rëndësishme, si dhe veprimet të cilat janë ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes në arsim.
E lidhur me grevën në arsim, të enjten ka folur edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj.
Ai në një deklaratë për media në ditën kur filloi greva në sektorin publik tha se nuk do të lëshojnë pe dhe se nëse është e interesuar Qeveria e Kosovës mund të realizojë kërkesën për 100 eurot.
Jasharaj gjatë vizitës në një çerdhe në Prishtinë tha se çmimet janë rritur këtë vit shumë, ndërsa pagat nuk kanë lëvizur që nga viti 2018.
“Qeveria e Kosovës me dasht mundet t’i realizojë kërkesat tona, e jo të vajtojë, po mbesin fëmija rrugës, pa shkollë, e qytetarët pa nxjerr dokumente. Që sot, e të shtunën e të dielën, qeveria le të ulet me ne dhe të arrijë marrëveshje të pranueshme. Situata do të qetësohet.. Nëse jo, ne jemi në rrugë të Zotit. S’kemi pas rrugë tjetër”, tha ai, raporton Telegrafi.
Jasharaj më tej shtoi se e dinë si ndihen mësuesit, pasi një jetë të tërë e kanë kaluar në arsim.
“Të dorëzohemi nuk e kemi mendjen… e kemi zgjedhur rrugën që na e thotë ligji, të shkojmë në grevën e përgjithshme. Ne nuk do të lëshojmë pe, ju betohem para mediave e kolegëve të mi. Uroj që qeveria të këndellet, të fillojë bisedat dhe me zgjedhjen e kërkesave tona, që janë legjitime”, tha ai.
Kryetari i SBASHK-ut, tha se kanë shkuar me kërkesën 100 euro, pasi sipas tij, nëse do të kërkonin më shumë Qeveria do të arsyetohej se nuk kanë mjete financiare.
“Kemi shkuar në shumën që do të ndihmonte pak për 86 mijë të punësuarit në sektorin publik”, tha ndër të tjera Jasharaj.
15 për qind rritje e pagave në arsim me Projektligjin e ri, instituti EdGuard publikon analizën
Në kohën kur arsimi është në grevë për shkak të kërkesës për mbështetje prej 100 euro, Instituti EdGuard ka paraqitur një analizë të pagave sipas Projektligjit të ri të pagave.
Në analizën nga EdGuard rezulton një rritje mesatare prej 15% për të gjithë pozitat në para universitar krahasuar me ligjin paraprak të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.
Ndryshe, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka kërkuar nga SBASHK-u që çështja e pagave në arsim do të zgjidhet përmes Projektligjit për paga.
Krahasimin në paga për pozita të prezantuar nga EdGuard mund ta gjeni në infografikën e mëposhtme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Hoxha: Kurti mund të shkarkohet apo të dorëhiqet

Spahiu: Çdo minut që Kosova nuk e largon Albinin, largohet me vite nga Perëndimi

Serwer: Për situatën në veri, SHBA-ja po mbështetë 100 për qind Serbinë

Kryetari i Zubin Potokut: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër

Presidenti kroat komenton zhvillimet në veri: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Imagine Films Sh.P.K

Nina Boxes NPSH

Imagine Films Sh.P.K

Brace Law

NextSEO

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje
Më të lexuarat

Serwer: Për situatën në veri, SHBA-ja po mbështetë 100 për qind Serbinë

Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Hoxha: Kurti mund të shkarkohet apo të dorëhiqet

Si t'i njohim huliganët në një protestë: Këto janë detajet që i dallon ata, tregon eksperti serb

Presidenti kroat komenton zhvillimet në veri: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Kryetari i Zubin Potokut: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër