LAJMI I FUNDIT:

Deklarata shokuese e kryetarit të Venedikut: Ata që bërtasin “Allahu Akhbar” në sheshin e Shën Markut do të qëllohen (Foto/Video)

Deklarata shokuese e kryetarit të Venedikut: Ata që bërtasin “Allahu Akhbar” në sheshin e Shën Markut do të qëllohen (Foto/Video)

Kryetari i Venedikut ka urdhëruar policinë të qëllojnë këdo që bërtet “Allahu Akbar”, shkruan Mirror.

Kjo frazë nga gjuha arabe që do të thotë “Zoti është më i madhi” është dëgjuar në disa incidente terroriste anembanë kontinentit, por ajo zakonisht përdoret nga myslimanët gjatë lutjeve, si një kujtesë për rëndësinë e Zotit në jetën e tyre, transmeton Telegrafi.


Siç raporton Times, kryetari i Venedikut, Luigi Brugnaro beson se kjo frazë është e papranueshme nëse dikush e thotë me zë të lartë në sheshin e Shën Markut.

Ai pretendon se Venediku është më i sigurtë sesa Barcelona – ku 14 persona humbën jetën kur një furgoni i shtypi gjatë javës së kaluar.

Duke folur gjatë një konference në qytetin Rimini në pjesën verilindore të Italisë, ai tha se ky urdhër i është dhënë policisë së armatosur që patrullon në njërën nga zonat më atraktive turistike në Evropë.

Brugnaro është duartrokitur nga delegatët kur ai tha: “Për dallim nga Barcelona që nuk kishin ndërmarrë masa preventive, ne vazhdojmë të mbrohemi”.

“Nëse dikush futet në sheshin e Shën Markut dhe bërtet “Allahu Akhbar”, ne do ta qëllojmë”, ka shtuar ai.

Duke kujtuar arrestimin e pak muajve më parë të katër shtetasve kosovarë nën akuzën se po planifikonin ta hidhnin në erë urën e Rialtos, ai tha se “Ata deshën të shkojnë tek Allahu. Por, ne i dërguam drejt te Allahu para se të na shkaktonin dëme”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

Botë
Si do të përgjigjet Izraeli? Eksperti britanik tregon tri opsionet e (pa)mundshme

Si do të përgjigjet Izraeli? Eksperti britanik tregon tri opsionet e (pa)mundshme

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Ngjarje, pamje, analiza dhe parashikime - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, gjithçka ndodhi deri tani dhe çfarë pritet të ndodhë më pas

Ngjarje, pamje, analiza dhe parashikime - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, gjithçka ndodhi deri tani dhe çfarë pritet të ndodhë më pas

Botë
Kalo në kategori