LAJMI I FUNDIT:

Deklarata e Përbashkët e partive Shqiptare, thuajse nuk është realizuar aspak

Deklarata e Përbashkët e partive Shqiptare, thuajse nuk është realizuar aspak

Pjesa më e madhe dhe më e rëndësishme e Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare të nënshkruar në Tiranë në dhjetor të vitit 2016 vazhdon të mbetet e parealizuar.

Madje, këtë deklaratë s’mund ta gjesh as edhe në uebfaqet e partive shqiptare të cilat u zotuan se do ta zbatonin atë. Nga pikat që përmban Deklarata mund të thuhet se vetëm paragrafi i dytë i pikës së parë është realizuar përgjysmë, në të cilin kërkohet që gjuha shqipe në Kushtetutë të jetë zyrtare. Por Kushtetuta ende i referohet gjuhës shqipe si 20%.

Arritja e barazisë së plotë gjuhësore, përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe garantimi i përdorimit të saj si e drejtë themelore dhe kushtetuese. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë duhet të përcaktojë se “gjuha maqedonase me alfabetin cirilik dhe gjuha shqipe me alfabetin e saj janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë” – Deklarata e partive politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë.

Reklama
Reklama

Nga deklarata është krijuar vetëm Ministria për Sistem Politik por synimet e saj lënë për të dëshiruar. Edhe vetë organizimi i tryezave të partive shqiptare u shndërrua në mollë sherri mes partive për shkak të bojkoteve. Të paprekura për realizim mbetën ato që i kushtohen drejtpërdrejtë mirëqenies së qytetarëve shqiptarë dhe vendosjes së tyre si të barabartë në vend. Ndër këto pika janë:

Realizimi i përfaqësimit të drejtë në organet e sigurisë, ushtrisë, inteligjencës dhe të drejtësisë.
Zbardhja e plotë e çështjeve dhe proceseve gjyqësore si “Sopoti”, “Brodeci”, “Monstra” dhe “Kumanova” nëpërmjet një komisioni hetimor ose një trupe të pavarur ndërkombëtare.
Marrja e masave afirmative për të siguruar financimin e institucioneve kulturore shqiptare në nivel vendor dhe qendror.
Analisti Arsim Sinani, thotë se partitë shqiptare duhet të mbajnë përgjegjësi për dështimin e Deklaratës së përbashkët.

Reklama
Reklama

“Më vjen keq që të them se 80% e këtij programi nuk është realizuar dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi se pse shqiptarët e Maqedonisë janë në këtë gjendje të mjerë politike, kulturore e kështu me radhë”, u shpreh Arsim Sinani, analist.

Duke u nisur nga moszbatimi i deklaratës së përbashkët dhe jopërgjegjësia e partive politike shqiptare, Sinani shton se edhe takimi i disa ditëve më parë në Tiranë, më tepër ishte një shou mediatik i paguar.

“Unë do t’i referohem deklaratës së nënshkruar: Partitë politike shqiptare në Maqedoni të Veriut do të duhet që këtë program ta vendosin në zbatim, por unë jam skeptik sepse më tepër ky ishte një show mediatik për të ruajtur pozicionin e grupit të ajvarit brenda BDI-së së përfaqësuar nga Artan Grubi sesa për të realizuar objektivat politike të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.”, shtoi Arsim Sinani, analist. /Alsat.mk

Reklama
Reklama

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet shoferi i BMW-së në Prishtinë që u bë viral në internet - policia thotë se i figurojnë 225 gjoba në trafik

Arrestohet shoferi i BMW-së në Prishtinë që u bë viral në internet - policia thotë se i figurojnë 225 gjoba në trafik

Lajme
Vuçiq paralajmëroi vizitën në Kosovë, Kurti: Natyrisht se nuk do t’i jap leje, është i padëshiruar

Vuçiq paralajmëroi vizitën në Kosovë, Kurti: Natyrisht se nuk do t’i jap leje, është i padëshiruar

Lajme
Përplasje në debatin për raportet e ish-presidentit Rugova me UÇK-në

Përplasje në debatin për raportet e ish-presidentit Rugova me UÇK-në

Politikë
Salihaj: Rugova kishte presion të jashtëzakonshëm nga ndërkombëtarët të dalë me deklaratë kundër fillimit të luftës

Salihaj: Rugova kishte presion të jashtëzakonshëm nga ndërkombëtarët të dalë me deklaratë kundër fillimit të luftës

Lajme
Çfarë mesazhi u dha ambasadori Hill përfaqësuesve politikë të Luginës? Gjithçka nga intervista me Mustafin

Çfarë mesazhi u dha ambasadori Hill përfaqësuesve politikë të Luginës? Gjithçka nga intervista me Mustafin

Lajme
I dëmtuari tregon se Arsiq i tha ‘kape 25-vjeçarin e vrarë dhe tregoju terroristëve tjerë çka ka për t’iu ndodhur’

I dëmtuari tregon se Arsiq i tha ‘kape 25-vjeçarin e vrarë dhe tregoju terroristëve tjerë çka ka për t’iu ndodhur’

Drejtësi
Kalo në kategori