LAJMI I FUNDIT:

Dekada e rrugëve të lotit…

10 vite më parë me 27 prill 1999 forcat serbe kryen masakër totale në Mejë dhe Korenicë të Gjakovës, rrethuan Rekën e Keqe dhe Luginën e Carragojës duke lejuar dy rrugë që të dërgonin në Mejë dhe Korenicë ku ekspedita mizore grumbulluan të paktën 377 meshkuj të 15 fshatrave të kësaj zone shtëpi për shtëpi nga mosha 15 vjeçare duke i ekzekutuar në grupe gjatë tërë ditës.

Shteti i Kosovës kur kujton me 27 prill ditën e krimit dhe ditën e të zhdukurve të luftës së fundit në mbarë Kosovën duhet të marrë përgjegjësinë që të ndjek dhe së bashku me mekanizmat ndërkombëtar të vendos para përgjegjësisë projektuesit e Mejes dhe të gjitha masakrave nëpër tërë Kosovën.


Dëshmitarët mbajnë mend…

Tek shkolla në Mejë dhe tek livadhi i Gjon Hasanajt ishin vendosur dy punkte në të cilën u bë grumbullimi i meshkujve të rajonit. Fillimisht besohet se herët në mëngjes ishin ekzekutuar Gjon Hasanaj, Ndue Hasanaj, Shyt Hasanaj, Mitër Hasanaj, Elson Hasanaj dhe Luan Hasanaj, po ashtu në anën e kundërt afër punktit tek shkolla në Mejë besohet se ishin ekzekutuar në mëngjes vëllezërit Filip, Simon, Kristë dhe Kastriot Sokoli, për të vazhduar gjatë tërë ditës me ndalime arbitrare të civilëve meshkuj dhe ekzekutime masive. Në disa momente gjatë ditës dëshmitarët potencuan se kanë parë grupe meshkujsh që ndaloheshin tek shkolla dhe dërgoheshin në shtëpinë e Kristë Sokolit ku forcat serbe i ekzekutonin në shtëpinë e rrethuar me mure.

Shtëpia e Berishajve…
Herët në mëngjes në Korenicë forcat serbe hynë në shtëpinë e familjes Berisha duke ekzekutuar Mark Berishën, Kolë Berishën ,Musë Dedajn,Gjokë Dedajn me djalin Nikollën. Daniel Berisha kishte mbijetuar në sulmin e parë i plagosur por u vra të nesërmen në malin e afërt për të eliminuar zërin e fundit të një masakre dhe drame të madhe kombëtare.

Shtëpisë me kufoma i ishte vënë flaka ndërsa dëshmitarët mbajnë mend se Danieli i plagosur kishte rënë nëpër mbajtëset anësore të shtëpisë. Kjo ishte shtëpi e mbushur me kufoma të djegura… Pak më tutje dëshmitarët kishin parë të vrarë pranë dyerve të shtëpisë drejtorin e shkollës Pal Prendin me djalin Leonardin si dhe Pashk Kqirajn, Luz Kqirajn dhe Mikel Kqirajn.

Dëshmia e Meritës…

Merita Dedaj ishte dëshmitare në Tribunalin e Hagës kundër Millosheviqit, gjatë ikjes me gratë dhe fëmijët e fundit e kishte kthyer kokën drejt 14 meshkujve të familjes Markaj dhe Dedaj që ishin dërguar tek muri në oborrin e familjes Markaj. Sipas dëshmisë së Meritës, në momentin kur ajo e kishte kthyer kokën të shoh se çfarë po ndodh me meshkujt e ndaluar – kishte parë se u goditën me rafale automatikësh dhe të gjithë ranë të vdekur…

Tërë ditën po të kërkojmë…

Gjergj Sokoli ishte profesor i filozofisë, aktivist politik dhe i burgosur kishte kaluar te dy punktet vrasëse vonë në mbrëmje me 27 prill në Meje. Pasi kishte kaluar punktin e dytë policor sipas dëshmive një polic nga komuna e Klinës me shërbim në Gjakovë e ndaloj duke i thëne ‘’Ku je profesor tërë ditën po të kërkojmë’’.U ekzekutua së bashku me 5 meshkuj të tjerë në afërsi të shkollës së Mejes.

Bilanci tragjik

10 vite përbëjnë një dekadë të rrugëve të lotit në kërkim të trupave të këtyre martirëve të cilët sipas dëshmive të romëve që ishin detyruar të grumbullonin kufoma gjatë luftës, shumica ishin grumbulluar të nesërmen në kamion të mëdhenj për t’i dërguar në Batajnicë të Beogradit ndërsa një pjesë ishin varrosur në Korenicë, për t’u rimarrë në urdhrin e fundit, të ashtuquajtur për sanimin e terrenit, dhe ishin dërguar përsëri në Batajnicë – ku në 18 konvoje të riatdhesimit të kufomave janë kthyer deri me tani 350 kufoma në Meje. Nga ky bilanc tragjik 75 ishin nga Korenica, 25 nga Guska, 11 nga Meja, 38 nga Rracaj, 36 nga Dobroshi, 33 nga Juniku, 23 nga Molliqi, 23 nga Nivokazi,9 nga Skivjani…

Komandantët s’ka kush ti dënoj…

Në bazë të dëshmitarëve të shumtë që dëshmuan në Tribunalin e Hagës kjo masakër ka një përgjegjësi të qartë dhe është përgatitur në detaje nga kryeshefi i sigurimit ushtarak të asaj kohe në garnizonin e Prishtinës, Miomir Stojanoviq, i cili ka komanduar dhe dirigjuar masakrën së bashku me komandantin tjetër të garnizonit të Prishtinës, Vladimir Lazareviq (i dënuar për krime lufte në Kosovë nga Tribunali i Hagës) së bashku me të paktën 8 emra të njohur nga komanda ushtarake dhe policore të vendosur në atë kohë në territorin e Gjakovës.

Pas 10 viteve jemi përballë simbolikës së Markezit, thënë ndryshe se, “komandantët s’ka kush t’i dënojë”. Është e qartë se në këto vite përballë gjitha dëshmive ka munguar edhe përpjekja institucionale për një presion aktiv që drejtësia të vihet në vend.

Nuk mjafton vetëm të marrësh poza patriotike ditën e kujtimit të kësaj dite të përgjakshme me frazën se, “këta burra dhe djem u vranë që Kosova të jetë e lirë”. Gjithsesi se po dhe janë vula e shtetit, por në të kundërt jo assesi në këtë masakër dhe gjithandej Kosovës ndodhi gjenocidi i programuar për të zhdukur nga faqja e dheut një etnitet kombëtar. Ata që projektuan këtë kanë dëshmi të mjaftueshme për ti dënuar edhe për gjenocid.

Komandantët nuk mund ti dënoj gjykata speciale për krime lufte në Beograd e cila në rastin e vrasjes masive të familjes Berisha të Therandës ka dhënë verdikt se “disa të dehur pa komandë paskan vra e pre’’. Kjo është tallje dhe cinizëm. Na duhet shumë më tepër angazhim dhe përgjegjësi pas kësaj dekade të rrugëve të lotit…

Shteti i Kosovës duhet të marrë përgjegjësinë që të ndjek së bashku mekanizmat ndërkombëtar kriminelët që projektuan dhe masakrat tjera nëpër tërë Kosovën. Nëse nuk i vendosim ne para përgjegjësisë ata që programuan dhe kryen vrasjen e Kosovës në vitet 1998-1999, në Beograd do të quhen vetëm disa të “dehur që pa komandë paskan vra e pre”. Atje s’ka dënim të krimit, vetëm larje të duarve si Pilati para Jezu Krishtit në rrëfimin biblik…

Në trend

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Real Madridi ka filluar të punojë në transferimin e Wirtz - por ka një pengesë

Real Madridi ka filluar të punojë në transferimin e Wirtz - por ka një pengesë

La Liga
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Lajme
Kalo në kategori