LAJMI I FUNDIT:

Dëgjimi i këngëve pikëlluese faktikisht mund t’ju bëjë të ndiheni mirë

Dëgjimi i këngëve pikëlluese faktikisht mund t’ju bëjë të ndiheni mirë

Në vitin 2014, një grup shkencëtarësh kishin kryer një anketim në internet ku kishin marrë rezultate befasuese – dëgjimi i këngëve pikëlluese mund të jetë fitimprurës për shëndetin emocional.

Një studim tjetër i kryer së fundi e ka risjell këtë temë dhe prapë ka dëshmuar se personat në depresion preferojnë më shumë muzikë pikëlluese sesa të lumtur, pasi që besojnë se ua përmirëson ndjenjën e mirëqenies, transmeton Telegrafi.

Por, përse muzika pikëlluese mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë?

Ju fut në një disponim melankolik

Shpeshherë ne e ndërlidhim muzikën me momente të mira në jetë – qoftë nëse është takimi i parë me ish partnerin apo ndonjë mbledhje familjare në fëmijëri.

Dhe, faktikisht, edhe muzika pikëlluese na bën të ndihemi kështu.

Studimet tregojnë se, në vend që të sjellin ndjenja të pa lumturisë apo pikëllimit, këngët negative na vendosin në një disponim nostalgjik.

Nostalgjia është emocion i hidhur që e inspiron imagjinatën dhe jua jep ndjenjën e komoditetit duke nxitur memorie të ngrohta nga e kaluara.

Ju jep kënaqësi

Siç duket, pikëllimi i nxitur nga muzika mund të jetë i kënaqshëm.

Ju rikujton se çdo gjë ka mundur të jetë më keq

Psikologjia sociale thotë se gjithmonë ndiheni më mirë për veten nëse fokusoheni në dikë që është duke kaluar më keq se ju.

Kështu, nëse Thom Yorke nga grupi “Radiohead” këndon duke treguar se është duke e kaluar një ditë më të keqe se ju, atëherë disponimi juaj rritet dhe filloni të ndiheni më mirë.

Muzika pikëlluese është reflektim i ndjenjave tuaja

Kjo ju ndihmon të ndiheni se nuk jeni të vetëm kur e përjetoni dhimbjen dhe dëshpërimin në këtë botë.

Jua ndryshon balancimin hormonal

Shkencëtarët besojnë se muzika pikëlluese mund t’jua rritë nivelin e prolaktinit, hormonit që ju ndihmon ta luftoni mërzinë. Kjo ndodh sepse, kur dëgjoni muzikë të tilla, trupi fillon ta përgatit veten për ngjarje të këqija, por pastaj kënga përfundon dhe ajo ngjarje nuk ndodh.

Pas kësaj eksperience, trupi mbetet me një ndjenjë të kënaqshme të lehtësimit.

Dëgjimi i muzikës pikëlluese gjithashtu liron dopaminë.

Ju ndihmon të qetësoheni

Sipas një studimi, personat në depresion i preferojnë këngët pikëlluese sepse zakonisht kanë nivele të ulëta të energjisë dhe ato prodhojnë efekt relaksues.

Kështu, në vend se kjo muzikë t’ua rritë ndjenjat e pikëllimit, faktikisht u ndihmon të marrin frymë thellë dhe të qetësohen. /Telegrafi/

Burimi: Bright Side

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori