LAJMI I FUNDIT:

Dega e Nismës në Viti që sot kaloi në VV janë familjarë të Xhevat Bislimit: Motra, dhëndri, djali, kushëriri…

Dega e Nismës në Viti që sot kaloi në VV janë familjarë të Xhevat Bislimit: Motra, dhëndri, djali, kushëriri…

Të enjten që lamë pas, Lëvizja Vetëvendosje bëri me dije se radhëve të saj iu bashkuan dy anëtarë të Kryesisë Qendrore të Nismës për Kosovën, Xhevat Bislimi dhe Bajram Ajeti, të dy këta nga Vitia.

Sot Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ia mori Nismës për Kosovën edhe degën e saj në Viti.


“Dega e Nismës në Viti iu bashkua Vetëvendosjes. Lëvizja po fuqizohet”, ka shkruar në njoftimin e saj VV-ja, raporton Koha.net.

Por, Kohavisioni mëson se në mesin e të aderuarve nga Nisma në Vetëvendosje në Viti, janë bashkëshortja e Xhevat Bislimit, motra me burrin e vet, djali i Xhevatit dhe kushëriri i tij.

Ndërkaq, mësohet gjithashtu se kreu i degës së Nismës në Viti, Daut Xhemajli, vazhdon aktivitetin në Nisma.

Në trend Lajme

Më shumë
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Politikë
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

Kronika e Zezë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori