LAJMI I FUNDIT:

Dega e Al-Qaeda në Indi paralajmëron sulme hakmarrëse pas komenteve të bëra për profetin

Dega e Al-Qaeda  në Indi paralajmëron sulme hakmarrëse pas komenteve të bëra për profetin

Dega e Al-Qaedas në Indi ka thëne se po planifikon sulme kamikaze në hakmarrje për komentet “fyese dhe shpifëse” ndaj profetit Muhamed dhe gruas së tij Aisha, komente këto të bëra nga liderët e partisë nacionaliste hindu Bharatiya Janata, e cila është në krye të qeverisë.

Agjencia indiane e lajmeve ANI ka raportuar se në një letër të dërguar me datë 6 qershor nga një degë e Al Qaedas në Indi, ata kanë paralajmëruar se terroristët e partisë nacionale hindu në Delhi, Bombay, Uttar Pradesh dhe Gujarat i pret fundi i tyre, transmeton Telegrafi.


“Ata nuk do gjejnë strehim as në shtëpitë e tyre e as në kantonet e fortifikuara ushtarakisht. Nëse ne nuk marrim hak për profetin tonë të dashur atëherë mbetshin nënat tona pa ne”, shkruhej tutje në letër.

Një mosmarrëveshje diplomatike shpërtheu gjatë fundjavës kur dhjetëra vende araba protestuan ndaj komenteve që dy zyrtar të partisë qeverisëse i bënë gjatë muajit maj, komente këto të cilat nga vendet arave u cilësuan poshtëruese ndaj profetit.

Këto komente shkaktuan protesta të mëdha gjatë javës së kaluar nga komuniteti mysliman në Kanpur dhe Uttar Pradesh, protesta të cilat shkaktuan dhunë dhe shqetësim të madh. /Telegrafi/