LAJMI I FUNDIT:

Defender Europe 2023, Mehaj: FSK tregoi vizionin dhe qëllimin për anëtarësim në NATO

Defender Europe 2023, Mehaj: FSK tregoi vizionin dhe qëllimin për anëtarësim në NATO

Të dielën, Kosova për herë të dytë është bërë pjesë e  stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe”, një iniciativë kjo që udhëhiqet nga komanda për Evropën, e Ushtrisë së SHBA-së.

Kjo stërvitje i jep rëndësi të veçantë për Kosovën, ngase përbën aktivitetin e përbashkët ushtarak më të madhin në rajonin e Ballkanit.


Vendosja e Kosovës si vend pritës për këtë ngjarje të rëndësishme tregon besimin e partnerëve dhe aleatëve të NATO-s në aftësitë e FSK-së.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se në ceremoninë hapëse të “Defender Europe 2023”, u tregua vizioni për të ardhmen e FSK-së.

Në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë e paqes si rrugë dhe qëllimin kryesor të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që është anëtarësimi në NATO.

Mehaj theksoi se ngritja e kapaciteteve ushtarake është realizuar me qëllim që të mbrohet vendi në çdo moment të nevojshëm.

“Rrugëtimi është i qartë, dhe destinacioni i vetëm i FSK-së është anëtarësimi në NATO. Për këtë arsye, ata angazhohen për të plotësuar çdo detyrë dhe obligim që kërkohet për t’u bërë pjesë e familjes euro-atlantike.

Ministri ka shtuar se gjatë dy viteve të kaluara, fokusi  kryesor i MM dh FSK-së ka qenë rritja e numrit të ushtarakëve, trajnimeve, stërvitjeve dhe shkollimeve, si dhe rritja e kapaciteteve luftarake përmes blerjes së pajisjeve dhe sistemeve të reja ushtarake.

Mehaj: Kemi blerë pajisje ushtarake, do ta mbrojmë atdheun kur do që të është e nevojshme
Lexo po ashtu Mehaj: Kemi blerë pajisje ushtarake, do ta mbrojmë atdheun kur do që të është e nevojshme

Kosova, si nikoqire e “Defender Europe 2023”, është vendi i katërt me numrin më të madh të ushtarakëve në këtë stërvitje, midis 25 vendeve pjesëmarrëse.

Mbi 1.300 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës u bashkuan me 24 mijë ushtarë nga forcat e armatosura të vendeve të NATO-s dhe vendeve partnere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prezantimi statik i pajisjeve të FSK-së dëshmoi përgatitjen dhe profesionalizmin e forcave ushtarake të Kosovës.

Kjo stërvitje paraqet një mundësi të rëndësishme për të treguar angazhimin dhe përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe në promovimin e paqes në rajonin e Ballkanit.

Suksesi i “Defender Europe 23” në Kosovë, stërvitja më e madhja në rajon, i atribuohet mbështetjes së Ministrit Mehaj dhe vizionit të tij për të ardhmën e FSK-së.

Duke vënë në pah përkushtimin e Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve ushtarake dhe anëtarësimin në NATO, si dhe gatishmërinë për të mbrojtur vendin në çdo moment të nevojshëm. Kjo demonstron përkushtimin e tij si ministër për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës,  rajonit të Ballkanit por edhe më gjerë.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Kronika e Zezë
“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori