Defekti në aeroplanin presidencial shfaqet një orë pas ngritjes - Trump kthehet në Uashington, niset për Davos me aeroplan tjetër

Aeroplani i presidentit amerikan Donald Trump, Air Force One, u kthye në Joint Base Andrews rreth një ore pas ngritjes drejt Zvicrës të martën në mbrëmje.
Kjo u bë sepse ekuipazhi i aeroplanit vuri re një “problem të vogël elektrik” menjëherë pas ngritjes dhe, nga masa paraprake, vendosi të kthehej.
Një gazetar që ishte në aeroplan tha se dritat në kabinën e medias u fikën për pak çast, por nuk u dha ndonjë shpjegim tjetër në atë moment.
Pas rreth gjysmë ore fluturim, gazetarët u njoftuan se aeroplani do të kthehej, shkruan cnn.
🚨BREAKING: Trump’s plane broke down on the way to Davos. 'Minor electrical issue' is identified
Air Force One spent less than an hour in the air before being turned back to the air base.
Journalists reported that the lights briefly went out in the press cabin, and the White… pic.twitter.com/qCAEqDtowD
— NEXTA (@nexta_tv) January 21, 2026
Trump më pas u zhvendos në një aeroplan tjetër, Air Force C-32, një Boeing 757 i modifikuar që ai zakonisht e përdor për udhëtime brenda vendit, dhe rreth mesnatës nisi sërish udhëtimin drejt Davosit, ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror.
Aeroplanët aktualë që përdoren si Air Force One janë në shërbim prej afërsisht katër dekadash, dhe Boeing po punon për aeroplanë zëvendësues, por programi është hasur me sërë vonesash.
Aeroplanët janë modifikuar shumë për sigurinë presidenciale dhe janë të pajisur me sisteme të ndryshme komunikimi që i lejojnë presidentit të qëndrojë në kontakt me ushtrinë dhe të japë urdhëra kudo në botë.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë theksoi gjithashtu, me shaka, se aeroplani i dhuruar nga familja sunduese e Katarit duket “shumë më mirë” për momentin. /Telegrafi/




















































