Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të Rahovecit, si pasojë e një defekti në rrjetin kryesor.

Sipas njoftimit, problemi ka ndodhur në një gyp kryesor me diametër fi 150 në zonën e tretë të qytetit, duke shkaktuar ndërprerjen e furnizimit për konsumatorët e kësaj pjese.


Nga kjo kompani bëhet e ditur se ekipet teknike janë angazhuar menjëherë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë në kohë sa më të shkurtër.

KRU “Gjakova” ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët e prekur deri në normalizimin e situatës. /Telegrafi/